Categories
TË TJERA

Dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe kallash në shtëpi, momenti i arrestimit të 45-vjeçarit

Një 45- vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për dhunë në familje.

Ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte edhe armë zjarri në banesë, duke i rrezikuar kështu jetën asaj.

Atij iu gjet dhe iu sekuestrua një kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe një thikë.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, bëhet e mundur parandalimi i një ngjarje kriminale. Vihet në pranga nje 45 vjeçar, për dhunë në familje. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së informacionit se në lagjen Nr.18, Durrës, shtetasi E. LL., ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte edhe armë zjarri në banesë, duke i rrezikuar kështu jetën bashkëshortes, menjëherë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. Ll., 45 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës. Shtetasi E. Ll. ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë ndërhyrjes së Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua ,në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë)”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”.

Categories
TË TJERA

Beniada paralajmëron Donaldin: Po më tha “jo”, ia pres veshët

Në një intervistë të fundit të dhënë në “ëake Up”, Beniada foli gjatë për aventurën e saj në BBV, por dhe për situatën që po kalon tani që ka mbaruar gjithcka.

Beniada është bërë pjesë e rubrikës “N’trip” në “E diell” ku teksa udhëton në vende të ndryshme me moderatoreën tjeter Argjira Spancën dhe intervistojnë edhe figura publike.

Ajo përmendi Donaldin si një nga personazhet që do donte ta kishte në emision teksa kur u ‘ngacmua’ nga Isli Islami se ai mund t’i thotë “Jo’, Beniada kishte gati ‘paralajmërimin’ publik për Donaldin:

Ka qenë super lojtar, super njeri. Po më tha “Jo” ia pres veshët. Banorët që nuk i kam njohur ose nuk kam patur lidhje nuk do i ftoja”, tha Beniada, si gjithmonë e sinqertë.

Ndërkohë, Argjira zbuloi detajet që duhet të ketë dikush që t’i fitojë zemrën Beniadës. Ajo tha se Beniada do e donte bojnd, me sy blu ose jeshil partnerin e saj.

Ndërkohë Beniada tha se për të nuk ka rëndësi mashkulli nga ana fizike, të jetë i mirë, asaj pëlqen t’i shkoj nga pas tyre. I pëlqejnë njerëzit romantik.

Categories
TË TJERA

Konfirmohen rastet e para të variantit Ba2 Omicron në Shqipëri

Nënvarianti Ba2 i Omicron është konfirmuar edhe në vendin tonë. Në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me mutacion Ba2 edhe në Shqipëri.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se mes shumë mostrave të dyshuara dhe të dërguara në Gjermani, disa raste kanë rezultuar pozitive me Ba2 dhe pjesa tjetër me Omicron.

Prej disa javësh tashmë, specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tjetër të koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron, pasi ditët e fundit infektimet filluan sërish të rriten ndjeshëm.

Ende nuk dihet se si po kalohet ky variant nga personat që kanë rezultuar pozitiv me Ba2, por ekspertët janë të bindur se vaksinimi me dy dhe tre doza ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundjen.

Me zbehjen e valës Omicron, interesi për vaksinën anti-covid ra ndjeshëm, ndërsa të rinjtë vijojnë të jenë kategoria më refuzuese e vaksinës.

Mirpo, ndryshe nga Omicron, nënvarinati i tij Ba2 është shumë më ngjitës dhe përhapet më shpejt. Thuajse e gjithë Europa ka rritje të rasteve nga ky mutacion, i cili ka shenja të ngjashme me Omicronin por sipas specialistëve kalohet rëndë nga personat që nuk janë vaksinuar.

Categories
TË TJERA

Fiks Fare/ Thumanë, humb dy shtëpi nga tërmeti, bashkia e lë pa shtëpi e pa bonus qiraje

Prej dy vitesh Arben Muça nga Thumana e Krujës ka humbur dy shtëpi banimi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ndërsa ai ka plotësuar një “ mal” me dokumente, duke i dërguar Njësisë Bashkiake dhe Bashkisë Krujë, për të përfituar bonusin e qirasë dhe shtëpi, por akoma nuk ka përfituar asnjërën nga këto, pavarësisht se në bazë të dokumenteve që disponon ligjërisht i përfiton. Drejtuesit e Njësisë Vendore Thumanë dhe drejtuesit e Bashkisë Krujë duket se nuk janë në sinkron me njëri-tjetrin.
Arbenit tregon për Fiks Fare se është banor i fshatit Kodër Thumanë të Bashkia Krujë. Në njërën shtëpi kanë pas jetuar motra dhe nëna të cilat nuk jetojnë më dhe më pas ka marrë një stallë delesh të cilën e ka rregulluar për ta bërë të banueshme. “Nga viti që e kam marr e deri tani puno e rindërto. Një vit para tërmetit mora kredi për të rregulluar banesën e pallatit për të hyrë brenda. Ndodhi tërmeti dhe më marrin në telefon komshinjtë dhe ma thanë hajde se po të shembin shtëpinë, hyrjen e pallatit.

Ishin aty inspektorët e zonës, IKMT, kryetarja e njësisë dhe punonjësit e komunës dhe më thanë largohu se shtëpinë siç e ke do ta marrësh dy plus një rri pa merak. Bëra aplikimin më ra RDS 5 për përfitim banese. U hodh shorteu, vajta për shtëpinë dhe më thanë t’i nuk ke pas shtëpi këtu. Ju thashë po këto letra i kam bërë falso? Jo më thanë t’i nuk përfiton.

Jam me një mur tek të ndarë me komshiun, atij i kanë dhënë banesë të re ndërsa mua jo” ankohet Arbeni. Ai tregon se edhe për banesën e dytë i thanë që do të shembet pasi urdhri kishte ardhur nga Instituti i Ndërtimit pas ekspertizës së bërë . dhe e kishin cilësuar si të pa banueshme . Pas denoncimit z. Muça takoi edhe kryetaren e Njësisë Bashkiake Thumanë, znj.Shqipe Çenja e cila u shpreh se edhe banesa e dytë sipas Institutit të Ndërtimit ka dalë RDS 4 dhe do të shembej.

Sipas pikës 20 të VKM 124 parashikohet që në qoftë se përfituesit nuk përfitojnë nga një program i rindërtimit , njësia e qeverisjes vendore do të marrë masa të përfitojë në një program tjetër rindërtimi. Ndërsa në përgjigjen zyrtare që i japin Arben Muçës shprehet se ai “është trajtuar me bonus qiraje”, por vetë ankuesi shprehet se nuk ka marrë asnjëherë bonus qiraje.

“Vajta tre ditë rresht në Krujë” vijon Muça “për të takuar kryetarin e bashkisë por nuk më takoi.Takova sekretarin e bashkisë Florind Cerhozi të cilit i tregova se I isha drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, Avokatit të Popullit dhe bashkisë me peticion dhe më tha se këtë punë nuk ta zgjidh as kryeministri, as Ahmetaj dhe as Donald Trump.

Këto probleme është shprehur sekretari i bashkisë i përkasin vetëm Bashkisë Krujë. Sipas tij për të marrë bonusin e qirasë Arbeni duhet të aplikojë sërish, ndërsa nuk mund të përfitojë dy shtëpi por vetëm një pasi ashtu e parashikon ligji. ” Ligji kështu e ka, kur janë dy aplikime përfiton vetëm një, nuk do futemi në burg tani” shprehet sekretari Bashkisë Krujë ndërkohë që i pohon se bonusi i qirasë i takon.

Gjatë bisedës me Arbenin sekretari pranon se kanë marrë shtëpi të reja edhe personat që kanë pasur vila apo shtëpi në Tiranë, por sipas tij këto shtëpi jua ka dhënë qeveria.

Categories
TË TJERA

Aksident tragjik në Itali! Kush ishte 24-vjeçarja që ndërroi jetë

Një aksident tragjik ndodhi në Rovigo të Italisë, me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje shqiptare.

Makina tip “Volkswagen” me të cilën udhëtonte Diana Galicaj doli nga rruga dhe përfundoi pranë një shtëpie në Castelmassa.

Vajza jetonte në Badia Polesine dhe punonte në Amazon në Castelguglielmo.

Aksidenti fatal ndodhi natën e 13 prillit rreth orës 22:00 në zonën komunale të Castelmassa, ndërsa e reja humbi kontrollin.

Forcat mbërritën në vendngjarje, por makina e përmbysur e kishte shtypur trupin e vajzës, e cila u nxor e pajetë pas tre orësh përpjekje.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa trupi i pajetë i saj u është dorëzuar familjarëve.

Categories
TË TJERA

Donaldi shkel në Top Channel pas dy muajsh, takohet me këtë person

Donaldi ka shkelur në Top Channel për herë të parë nga mbarimi i Big Brother VIP.

Ai ka shkuar për të parë nga afër punimet në studion e tij të emisionit “Më lër të flas” i cili nuk është anuluar por sic ka raportuar Prive.al do transmetohet në Top Channel.

Dhe kë e ka takuar vallë?

Të paktën me fotografi, nuk ka shkuar larg Borës.

Ka qenë konkurenti i Përputhen, Samiu ai i cili ka postuar fotografi me Donaldin brenda ambienteve të Topit.

Kur po flitet çdo herë e më shumë për ribashkim, tashmë është e sigurt se ai dhe Bora, gjithsesi që do takohen në ambientet e Topit.

Categories
TË TJERA

Mbylle gojën”/ Çfarë po ndodh mes Yll Limanit dhe Semi Jaupajt?

Dy këngëtarët e dashur për publikun, Semi Jaupaj dhe Ylli Limani, kanë bërë disa komente në rrjetet sociale që kanë bërë ndjekësit e tyre të dyshojnë se ata po vijnë me një bashkëpunim.

Këngëtari ka postuar në Instagram një video me këngën e tij të re dhe vëmendjen e ka marrë komenti i Semit e cila i shkruan: “Boll bre mshele gojën”, shkëputur nga videoja e tij. Ndërkohë, Ylli i shkruan: “Kush e ka gati këngën e re kush?”

Kaq ka mjaftuar që njerëzit të aludojnë se ata po sjellin një bashkëpunim, megjithatë, mund të jetë një bashkëpunim për tekstin ose muzikën siç ndodhi pak muaj më parë.

Këngëtarja lançoi pas daljes nga “Big Brother VIP” këngën e titulluar “Mos u kthe”. Ajo ka bashkëpunuar me Yll Limanin për këtë këngë pasi ai i ka shkruar tekstin dhe ka krijuar melodinë.

Categories
TË TJERA

Fifi “linte kokën” për vëllanë e saj, motra e futbollistit na habit me atë që tregon

Kur ishte në BBV, Fifi dhe ish-futbollisti, po banor i shtëpisë më të famshme, Granit Cana ishin shumë pranë të qënit cift, por më pas ndodhën shumë gjëra të paparashikueshme.

Fifi dhe Graniti, dy nga personazhet më të simpatizuar brenda “Big Brother Vip”, të cilët me sjelljen e tyre kundërdrejt njëri-tjetrit, herë na bënin që t’i admironim e herë të përfundonim duke thënë që është për lojë gjithçka.

Fifi tani po jeton një lidhje të re dashurie me Adis Patushin dhe është më e lumtur se kurrë. Kjo bëri që portalët dhe njerëzit të harrojnë atë që ndodhi në BBV me Granitin dhe ta kenë mendja te e tashmja, pra te historia e bukur që po kalon me Adisin.

E teksa portalet reshtën së foluri për këtë “lidhje”, pas në kohë është kthyer motra e ish-futbollistit, Genta Cana. E ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, teksa fliste për të vëllain, Roberti ka thënë se Fifi e donte Granitin.

‘’E donte, e donte, më duket se e donte, por ndoshta edhe nuk e ka dashtë se mandej u krijuan disa pikëpyetje’’, tha mes tjerash Genta duke mos dashur shumë të ndalej tek kjo pjesë.

‘’Ata i dinë punët e tyre më së miri, se unë më nuk guxoj të përgjigjem asgjë “ sepse mua po mi marrin për të keq”, tha tutje Genta. Pas përfundimit të BBV, shumica e banorëve ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, e një pjesë nuk flasin fare.

Categories
TË TJERA

Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime”/ Çfarë ndodhi? Ronela Hajati publikon foto duke qarë

Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, me këngën “Sekret”.

Javët e fundit ajo ka dhuruar performanca në vende të ndryshme, ndërkohë që projekti është pëlqyer shumë.

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë duke qeshur dhe në momentet më të mira këngëtaren, por me një postim në Instagram ajo na tregoi periudhën e vështirë që po kalon.

Ajo vendosi të publikojë disa foto nga momente të lumtura ndërsa vendosi ta mbyllë me një foto duke qarë e shoqëruar me një shkrim që ka prekur ndjekësit.

Me postimin e saj ajo tregoi se sa po punon për të përhapur muzikën e saj në botë duke lënë pezull shumë projekte.

Këngëtarja nuk nguroi të ndajë me njdekësit periudhën e vështirë që po kalon.

“Ju nuk e keni idene sa përgjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime po këndoj në shumë faza dhe po ndihem si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua! Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume”, shkroi Ronela në postimin e saj.

Categories
TË TJERA

Berisha “shkarkoi” Alibeajn/ Bardhi: Do të jetë në funksionin e kryetarit të PD-së derisa të bëhen zgjedhjet!

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, në deklaratën për mediet komentoi deklaratën që më herët bëri ish-kryeministri Sali për mosnjohjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar i Grupit Parlamentar.

“Alibeaj nuk është i komanduar, në janar 2022 është zgjedhur si nënkryetar i PD-së dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Do të jetë si kryetar i përkohshëm, derisa të bëhen zgjedhjet dhe të caktohet kryetari”, tha Bardhi.