ZYRTARE/ Pesë vite i kuq, Partizani largon yllin e ekipit! (FOTO)

Egzon Belica ka gjetur akordin me Partizanin për prishjen e kontratës. Mbrojtësi dhe klubi e kanë thyer tërësisht marrëdhënien mes tyre për shkak të mendimeve të ndryshme në lidhje me pozitat e zëvendës kapitenit në skuadër gjë që ka sjell largimin e tij.

BELICA 1

“Panorama Sport” mëson se pak minuta më parë, Belica ka marr letrat nga klubi përfundimisht pas një takimi që ka pasur me drejtuesit. Kontrata është zgjidhur me mirëkuptim pasi ai ishte dhe një vit nën kontratë.

Marrëveshja është e qartë, klubi do të kalojë në llogarinë e mbrojtësit pagat e prapambetura me lojtarin do firmosë letrën e largimit, për të kërkuar më pas një aventurë të re.

Belica largohet kështu nga klubi ku kontribuoi për 4 vite e gjysmë dhe ndihmoi në fitimin e titullit pas 26 vitesh.

9-ta “e mallkuar”, kush e ka veshur këtë numër te Arsenal përpara Gabriel Jesus?

A mundet që afrimi i ri i Arsenal, Gabriel Jesus të heqë më në fund ‘mallkimin’ nga fanella famëkeqe me numrin 9 te “The Gunners”?

Fanella me numrin nëntë konsiderohet të jetë një nga fanellat më të lakmuara në botën e futbollit dhe në përgjithësi i jepet sulmuesit kryesor në një klub.

Lojtarët e mëdhenj si Ronaldo (brazilian), Gabriel Batistuta, Robert Lewandowski, Bobby Charlton, Fernando Torres dhe Alfredo Di Stefano kanë veshur fanellat me numrin nëntë për klubet dhe vendet e tyre. Por kur bëhet fjalë për Arsenalin, fanella me numrin nëntë shpesh konsiderohet si “e mallkuar”.

Që nga viti 1998, kur sulmuesi kroat Davor Suker iu bashkua klubit dhe mori fanellën me numrin nëntë, lojtarët që e kanë mbajtur këtë numër nuk kanë pasur aspak ecuri pozitive me “The Gunners”.

Pas largimit të Lacazette këtë verë, do të jetë Gabriel Jesus, ish-ylli i Manchester City-t, ai që do mbajë fanellën me numrin nëntë dhe sipas raportimeve nga mediet britanike tifozët e “The Gunners” po shpresojnë që mallkimi të zhduket, ndërsa deri më tani në 5 ndeshje miqësore sulmuesi brazilian ka realizuar 7 gola me ekipin e Mikel Artetës.

Por kush e ka mbajtur numrin 9 te Arsenal përpara Gabriel Jesus?

Alexandre Lacazette 2017-2022
Lucas Perez 2016-2018
Lukas Podolski 2012-2015
Park Chu-Young 2011-2014
Eduardo 2007-2010
Julio Baptista 2006-2007
Jose Antonio Reyes 2004-2007
Francis Jeffers 2001-2004
Davor Suker 1999-2000

“Do të ikë nga Juventusi, e ka ndarë mendjen”, agjenti e konfirmon

Arthur dëshiron të largohet nga Juventusi. Mesfushori brazilian u përfshi në shkëmbimin me Miralem Pjanic në shtatorin e vitit 2020, por deri tani ka shfaqur fare pak nga kualiteti i tij te bardhezinjtë.

Edhe pse ka edhe tre vite kontratë me klubin italian, 25-vjeçari do të provojë një aventurë të re, fjalë që konfirmohen nga deklarata e fundit e agjentit Federico Pastorello.

Ky i fundit u shfaq në zyrat e Interit, që kanë shprehur interes për Francesco Acerbin, ndërkohë që komentoi edhe situatën e Arthur. “Ka interesim konkret për Arthur, shpresoj të materializohet.

Ai dëshiron të largohet nga Juventusi. Duhet të gjejmë një zgjidhje, pasi një lojtar i fortë si Arthur nuk ka pse të qëndrojë dhe të shohë të tjerët. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Pastorello.

Nuk ndalet Xhanan, betohet për hakmarrje, nesër në “Amaneti”

Xhanan largohet nga vila e poshtëruar. Ajo betohet se do të kthehet për tu hakmarrë.

Zuhal ndërkohë sillet si e dashur me Seherin dhe harron sa të këqija i ka bërë.

Dujgu mundohet të qëndrojë larg Aliut dhe e ka mendjen tek Jasemini.

Seher dhe Jaman më në fund gjejnë paqe. Ata mundohen me t’i thonë edhe Zijasë që Xhanan është larguar.

Ndërkohë që Fahrije është shtatzënë, familja e Burak Ozçivit merr lajmin e keq

Fahrije Evxhen dhe Burak Ozçivit do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Por teksa Fahrije është shtatzënë, ajo është infektuar me koronavirus.

Lajmin e keq e bëjnë të ditur mediat turke teksa raportojnë se me virus është infektuar edhe djali i tyre Karan. Burak ka dal negativ megjithatë ai po kujdeset për bashkëshorten. Fahrije dhe djali, Karan po marrin mjekim në shtëpi.

Kujtojmë që Fahrije është në muajin e pestë të shtatzënisë. Në një intervistë pak kohë më parë çifti u shprehën të lumtur që do bëhen prindër për herë të dytë. “Jemi shumë të emocionuar, shumë të lumtur.

Akoma nuk i kemi treguar Karanit. Edhe ne jemi të surprizuar. Nuk na intereson nëse është vajzë apo djalë, rëndësi ka të jetë mirë”, tha çifti.

Jaman ndëshkon Xhananin ashtu siç askush nuk e priste, nesër në “Amaneti”

Seher dhe Jaman pajtohen dhe më në fund janë në krahët e njëri-tjetrit. Jaman ndërkohë kërkon ta ndëshkojë Xhananin për të këqijat që i bëri.

Xhananit i ka hipur frika nga pasojat. Ajo kërkon ndihmën e Zuhalit. Kjo e fundit nuk arrin dot në kohë për ta shpëtuar Xhananin.

Jaman shkon në bodrumin ku mban Xhananin dhe i hedh asaj një tufë me para. Ai i thotë të marrë të gjitha paratë dhe të largohet nga jeta e tyre.

Xhanan gëzohet kur sheh paratë dhe thotë se më në fund ia arriti qëllimit.

Barcelona prezanton Kounde: Francezi shpjegon pse zgjodhi katalanasit dhe jo Chelsean!

Barcelona në ambientet e klubit ka prezantuar afrimin më të ri në merkaton verore. Jules Kounde zgjodhi të transferoj te katalanasit dhe hodhi poshtë mundësinë për t’u bashkuar me Chelsea edhe pse “Blutë e Londrës” i afruan kontratë më të mirë. Megjithatë projekti ambicioz që Barcelona ka për të ardhmen ka bindur mbrojtësin të transferohej në Camp Nou.

“E kisha mundësinë që të shkoja te Chelsea, por zgjodha Barcelonën sepse kanë një projekt ambicioz. Prita deri në momentin që Barcelona arriti marrëveshjen me Sevillan. Më pëlqen të luaj në La Liga. Kam luajtur këtu për një kohë të zgjatë dhe kjo do të jetë më e lehtë për mua, megjithatë fillimisht do të duhet të përshtatem me stilin e lojës së Barcelonës.

Gjithashtu 23 vjecari u shpreh tepër i lumtur për transferimi e tij te Barcelona. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që vij në këtë klub, i jam shumë mirënjohës presidentit dhe tifozëve. Ata më kanë treguar shumë dashuri. Gjithçka që duhet të bëj është të stërvitem fort”, theksoi 23-vjeçari.

Barcelona e transferoi francezin për shumën e 50 milion eurove dhe për katalanasit është transferimi i pestë në merkaton verore pas Leëandoëskit, Raphinhës, Christensen dhe Kessie.

Një mesfushor për Egnatian, rrogozhinasit firmosin me një brazilian

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin numër 12 në këtë merkato verore, teksa rrogozhinasit kanë prezantuar një mesfushor. Fjala është për Fernando Medeiros, i cili është moshën 26-vjeçare dhe ka një të kaluar me plot eksperienca sidomos në vendlindje ku është aktivizuar me klube si Santos, Botafogo apo Vila Nova, Bahia e Portimonense në Portugali.

Mesfushori do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova dhe do të jetë një opsion më shumë në sezonin e ri për Egnatian, aty ku rrogozhinasit pretendojnë të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze.

Më herët Egnatia ka firmosur me këta emra; Nehar Sadiki, Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Abdurrahman Fangaj, Erald Hyseni, Geri Selita, Arbin Zejnullai, Flavjo Meçja, Redon Mihana dhe Sodiq Atanda.

“Kepi i tundimeve” fillon menjëherë me flirtime, këta janē konkurrentët seksi, nga Atdheu te Efi

Ka filluar tashmë “Kepi i tundimeve” dhe disa nga emrat e përfolur të njohur nga “Për’puthen” u konfirmuan tashmë.

Erjola Doci, Atdhe Xheravina, Efi Dhedhes, Fation Kuqari, Juna, Mateo, Kledi, Ornela, Anxhela dhe Grei janë konkurrentët seksi ndërsa që në episodin e parë kanë nisur flirtimet.

Konkurrentët:

Kledi

Efi

Eriola

Fationi

Anxhela

Grei

Juna

Mateo

Atdheu

Ornela

Kërkova që doktor Skerdi të shpallej non grata”/ Habit gazetari i njohur: Të njëjtën fytyrë femre ti e shikoje te lokali i lagjes…

Teksa në studion e “E Diell” po flitej për operacionet plastike, Bledi Mane, tregoi për një postim të bërë para një viti në “Facebook” që ka ngjallur reagime të shumta.

Gazetari i njohur tha se me ironi kishte kërkuar që “doktor Skerdi të shpallej person non grata”, kjo për shkak se po shikonte “që tregu i estetikës dhe bukurisë, veçanërisht femërore shqiptare, po njehsohej”.

“Para një viti publikova diçka në profilin tim në “Facebook” që pati goxha reagime dhe kërkoja që doktor Skerdi të shpallej person non grata. Ishte një ironi e imja, sepse po shikoja që tregu i estetikës dhe bukurisë, veçanërisht femërore shqiptare, po njëhesohej. Të njëjtën fytyrë femre ti e shikoje te komshia përballë, te lokali i lagjes, te rruga, te ekrani i televizionit. E në përgjithësi janë mosha të reja, mosha të paformuara mirë marrin ende guximin dhe ndërhyjnë në pjesë të tyre”, tha Mane.