Categories
SHOW BIZ

Vetëm disa orë gjumë dhe aspak kohë për të ngrënë”! Mirë se vini në përditshmërinë e Tayna-s

Reperja e njohur shqiptare, Tayna është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo vijon të publikojë hite të njëpasnjëshme ku shpesh bashkëpunon edhe me këngëtarë të tjerë të suksesshëm.

Reperja e famshme, Tayna mori vëmendje të madhe që në fillim me këngën “Columbiana”, duke marrë miliona klikime në Youtube.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku tregon pak nga përditshmëria e saj mjaft e zënë me projekte. Në video, ajo tregon se si ka zhvilluar tre koncerte së fundmi dhe ka fjetur shumë pak orë gjumë.

“Tiranë-Jalë-Zurich me vetëm disa orë gjumë dhe pa kohë për të ngrënë. Mirë se vini në përditshmërinë time”, shkroi ajo krah videos.

Së fundmi, Tayna në një koncert modifikoi paksa këngën “Bye Bye”, duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.

“Bye bye” ishte bashkëpunimi i suksesshëm i Tayna-s dhe Dafinës, të cilat e sollën dy vite më parë dhe pati sukses direkt.

Mirëpo, marrëdhënia e vajzave nuk është më si më parë. Shpesh është thënë se Tayna dhe Dafina i kanë ndërprerë kontaktet me njëra-tjetrën por nuk dihet arsyeja e “zënkës” midis vajzave.

Edhe pse nuk kanë më kontakt me njëra-tjetrën, sërish vajzat e këndojnë “Bye bye” në koncertet e tyre.

Categories
SHOW BIZ

A u mërzit që Ilir Shaqiri nuk e ftoi në dasmën e tij? Ja si u përgjigj Beniada

Beniada Nishani ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Abc e Pasdites”. Ajo foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Gjatë rubrikës “5 minuta”, ajo rrëfeu se është lënduar nga një mashkull i cili nuk ka qenë shqiptar. Gjatë fjalës së saj, Beniada tha se e dëshiron martesën si dhe të ketë 3 fëmijë.

Jo vetëm kaq por ajo u ndal dhe te ish- banorët e BBv, ku pikërisht ajo u ndal te Ilir Shaqiri.

A u mërzit ajo që Iliri nuk e ftoi në dasmë?

Ajo tha se nuk u mërzit si dhe shtoi se do të ketë patur arsyet e veta balerini që nuk e ftoi Beniadën në dasmë.

“Jo. Nuk na mërziti. Po s’na ka ftuar do ketë arsyet e veta. Unë s’e vras fare mendjen, me gjithë gjërat që kemi për të bërë në jetën tonë nuk do e vrasin mendjen që gjërat e vogla. Secili nga ne e dinë vetë se çfarë do të ketë afër”.

Jo vetëm kaq por ajo sqaroi komentin e saj për Endri Çekiçin dhe Megi Pojanin, të cilët janë përfolur për një lidhje dashurie.

“Po ça thashë unë? Unë nuk thashë që u lidhën, unë pashë një fotografi njësoj, njërën nga njëra anë e tjetrën nga ana tjetrën. E thashë nëse janë të lidhur janë shumë të bukur. Të them të vertetën nuk e kisha parë këtë foton që e pashë tek Proçesi, unë kisha parë disa story të Megit me breshka dhe thashë është me pushime në qejfin e vet dhe unë nuk thashë që janë të lidhur dhe e kanë heq atë por…”– tha Beniada në një interviste për “Abc e Pasdites.”

Categories
SHOW BIZ

Modelja britanike flet për romancën me CR7: Kur u ndamë, më ofruan…

Duke folur për Manchester Radio Key 103, modelja tha se takimet e saj me Ronaldon ishin jashtëzakonisht të relaksuara. Ajo gjithashtu kujtoi datën kur ata shkuan në shtëpinë e saj dhe kaluan kohë duke pirë një filxhan çaj dhe duke parë serialin Fools Get Lucky, shkruan abcnews.al.

Nuk e di se çfarë do të thotë ai tani, por më pas i pëlqente gjithçka që takimi të mbyllej kështu”, tha modelja.

Aktorja 37-vjeçare zbuloi gjithashtu se hodhi poshtë një shumë të madhe parash nga tabloidët për të folur për marrëdhënien e saj me Ronaldon:

“Kur u ndamë, më ofruan shumë para për të treguar se si shkoi romanca jonë. Nuk e desha dhe refuzova.”

Gemma Atkinson është fejuar me kërcimtaren Gorka Marquez. Ata kanë edhe një vajzë të quajtur Mia e cila ka lindur në vitin 2019.

Cristiano Ronaldo aktualisht është në një lidhje me Georgina Rodriguez. Çifti ka tre fëmijë. Së fundmi, paparacët i kanë kapur duke pushuar në një klub në Ibiza.

Categories
SHOW BIZ

Ledri përfundoi në spital por ja çfarë ndodhi me reperin

Ledri dhe Sara janë një ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Ata shihen kudo bashkë mirëpo një postim i Sarës shqetësoi fansat e reperit.

Ajo publikoi një foto të krahut të reperit, teksa ai po merrte një serum.

Sara nuk dha asnjë detaj por vetëm shkroi: “Duke u bërë më mirë.” Ajo ishte aty, pranë Ledrit, duke i mbajtur dorën edhe në këto situata jo të lehta.

Por çfarë i ndodhi reperit të njohur?
Gazeta Express” raporton se reperi Ledri Vula nuk ka patur ndonjë problem të madh shëndetësor.

“Ai ka marrë disa vitamina pasi ka një mori koncertesh, diku te 70 brenda 50 ditëve. I duhen vitamina që të ketë shëndet të mirë dhe imunitet për të përballuar orarin e ngjeshur”, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, Sara i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instastory.

Dikush e pyeti: “Sara pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike”?

Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.”– iu përgjigj Sara Hoxha ndjekësit.

Categories
SHOW BIZ

Fifi paralajmëron një surprizë: Ndërkohë që të tjerët merren me virgjërinë time…

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.

Një postim i Fifit para pak ditësh ka ‘trazuar rrjetin’ pasi fjalët e sajjanë konsideruar si ulje e figurës së gruas. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe gazetarja Zhaklin Lekatari me anë të një ‘video selfie’ mëngjesin e nesërm duke u shprehur shumë e indinjuar lidhur me fjalët e këngëtares. Dhe një kundërpërgjigje nuk ka munguar nga Fifi, e cila fillimisht postoi në Instastory një shprehje ‘thumbuese’ që dukej qartë se i drejtohej Zhaklinës.

Vetëm pak më parë Fifi ka postuar disa foto në ‘Instagram’ duke dhënë edhe një koment lidhur me këtë çështje dhe gjithashtu ka lajmëruar edhe një super këngë të re, por nuk e ka zbuluar se me cilin artistë do të jetë në bashkëpunim këtë herë.

“Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjërinë time unë po paralajmëroj që për nja 5-6 ditë del një super ‘Djegie’ me erëza “Tallavaje”

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lansoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila këto kohë ka pasur rikthmin e saj pas një periudhe mjaft të gjatë pauze. ‘Melaqe’, projekti që bashkoi dy artistet duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur plot 2 milion klikime në platformën YouTube.

Categories
SHOW BIZ

Ardian Bujupi, pjesë e “Big Brother VIP”? Këngëtari sapo na bëri lëmsh të gjithëve

Këngëtari Ardian Bujupi numëron hite të njëpasnjëshme si dhe komentohet shpesh për jetën e tij personale.

Së fundmi, ai ka futur në dyshime ndjekësit e tij me një postim që ka bërë në “Instastory”. Ai ka postuar një foto në story ku tregon tatuazhin e tij, pikërisht shqiponjën si dhe shkruan “Big Brother”.

Nga ky postim, mund të hamendësohet se ai do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Por a do të jetë? Ende nuk dihet asgjë.

Nga ana tjetër, Ardiani është komentuar shumë gjatë për raportin e tij me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’ Jasmin Kadriun.

Jasmin ka qenë pjesë e një klipi të Bujupit dhe që atëherë, ata janë folur për një lidhje të mundshme. Madje, ata postuan edhe shumë foto romantike së bashku, ku shiheshin shumë të afërt. Jo vetëm kaq por ai u shfaq edhe në ditëlindjen e Sara Hoxhës së bashku me Jasminën.

Gjithashtu, ai është përmendur shpesh edhe për raportin me Sabrine Khan. Së fundmi, ata janë shfaqur sërish së bashku në një koncert të Bujupit, ku ajo kërcente në skenë.

Sa i takon karrierës, Ardiani do të publikojë bashkëpunimin “Gelato” së bashku me reperin Ledri Vula me datë 1 korrik. Më herët, ai publikoi dhe bashkëpunimin me Noizy-n që rezultoi mjaft i suksesshëm.

Categories
SHOW BIZ

Beatrix Ramosaj ironizon me stil : Pres princin origjinal, jo…

Beatrix Ramosaj ka ironizuar Donald Veshajn, duke ‘rihapur edhe një herë llogaritë’ me ish-të dashurin e saj.

Dyshja që u ndanë vetëm një ditë pas mbarimit të ‘Big Brother VIP’ nuk sqaruan asjëerë se çfarë ndodhi mes tyre, megjithatë këngëtarja thotë se po pret princin e vërtetë dhe jo atë ‘nga Vlora’.

Në një video të publikuar nga ajo në Instagram, Beatrix shfaqet në rolin e ‘Borëbardhës’ që vjen ta shpëtojë një princ. “Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja mënyrë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi, por e princit origjinal, jo e princit accc…”, -thuhet në video, ironi ndaj Donaldit.

Beatrix Ramosaj ka ironizuar Donald Veshajn, duke ‘rihapur edhe një herë llogaritë’ me ish-të dashurin e saj.

Dyshja që u ndanë vetëm një ditë pas mbarimit të ‘Big Brother VIP’ nuk sqaruan asjëerë se çfarë ndodhi mes tyre, megjithatë këngëtarja thotë se po pret princin e vërtetë dhe jo atë ‘nga Vlora’.

Në një video të publikuar nga ajo në Instagram, Beatrix shfaqet në rolin e ‘Borëbardhës’ që vjen ta shpëtojë një princ. “Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja mënyrë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi, por e princit origjinal, jo e princit accc…”, -thuhet në video, ironi ndaj Donaldit.

Categories
SHOW BIZ

Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike”? Ja si përgjigjet Sara Hoxha

Ledri dhe Sara janë një ndër çiftet më simpatike dhe të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ata komentohen shpesh dhe marrin një vëmendje shumë të madhe.

Mirëpo, Sara së fundmi ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve në Instagram, nga ndjekësit e saj.

Ajo nuk e ka aspak problem që t’i përgjigjet edhe komenteve negative apo kritikave.

Ndër të tjera, dikush e pyeti atë nëse mendon se njihet vetëm për shkak të Ledrit.

Por ja si u përgjigj ajo: “Jo vetëm që e mendoj por është fakt dhe e di shumë mirë!”

Mirëpo, një tjetër e pyet Sarën: “Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike?”

Por ajo thotë se nuk është aspak toksike. Madje, Sara shtoi se ajo rastis në ndonjë koncert të tij pasi aty ndodhen dhe njerëzit e saj më të afërt.
Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.”– shkroi Sara.
Së fundmi, Sara festoi ditëlindjen e saj ku të ftuar ishin disa VIP-a si Yll Limani, Ardian Bujupi, Dhurata Dora etj.

Ajo publikoi foto dhe video nga atmosfera fantastike e ditëlindjes së saj.

Categories
SHOW BIZ

Ende nuk mbushem me frymë”, vajza e Bujar Nishanit na pikëlloi zemrat me fjalët për të atin

Ish-presidenti i vendit tonë, Bujar Nishani, u nda fatkeqësisht nga jeta në fillim të këtij muaji, pas betejës së gjatë me sëmundjen e vështirë.

Ai ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani, ku po trajtohej prej disa javësh nga një shërbim i specializuar për sëmundje të mushkërive.

Nishani vuante nga një sëmundje auto-imuno, që rëndoi gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit disa muaj më parë nga virusi Covid-19, që e kapërceu pas kurimit në Sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Por Nishani nuk u mbijetoi dot komplikacioneve të mëpasme në mushkëri, pasoja të Covid -19.

Sipas burimeve zyrtare ish-presidenti Nishani pësoi në spitalin gjerman, vdekje të pakthyeshme klinike, pa shpresa për t’u zgjuar nga koma. Mjekët gjermanë në marrëveshje me familjen përdorën euthanazinë.

Disa ditë pas ndarjes së tij nga jeta, vajza e ish-presidentit, Fiona, ka ndarë me të gjithë dhimbjen e madhe që ndjen për humbjen e të atit.

Në një postim në InstaStory, ajo ka publikuar një foto të vjetër me babin e saj, krahas së cilës shkruan fjalët që na rrëqethën:

“Ende nuk mbushem me frymë”- janë fjalët e saj prekëse krahas postimit.

Bujar Nishani shërbeu si president i pestë i Shqipërisë post-komuniste në moshën 46 vjeçare, nga viti 2012 deri në vitin 2017. Pas mbarimit të mandatit ai u rikthye në PD dhe u zgjodh kryetar i Këshillit të saj Kombëtar.

Categories
SHOW BIZ

“As nuk pyeste si e ke familjen”/ Tan Brama shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Vetëm për interes…

Ndonëse po bëhen tre muaj që nga finalja e “Big Brother Vip”, interesi i publikut për ish-banorët e këtij programi është i madh.

Më me interes mbetet raporti i tyre me njëri-tjetri jashtë shtëpisë së BBV. Së fundmi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, koreografi i njohur Dritan Brama ka rrëfyer për herë të parë raportet e tij me ish-banorët e Big Brother Vip.

Brama gjatë bisedës së tij ndër të tjera tregoi se me një pjesë të tyre as që bëhet like në rrjetet sociale, ndërsa me disa prej tyre vazhdon marrëdhënien shoqërore. Por koreografi nuk dëshiroi të përmendë emra konkretë.

“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum”,-u shpreh Tan Brama.

Ndërsa i pyetur në veçanti për fituesin e BBV, Ilir Shaqirin, koreografi nuk nguroi të tregonte mbi raportet e tyre, duke u shprehur me rezerva të mëdha për balerinin.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-përfundoi Brama.