Categories
SHOW BIZ

Për herë të parë, Xhensila rrëfen krizat në marrëdhënien me Besin

Prej shumë vitesh, artistja Xhensila Myrtezaj është në një histori dashurie me Bes Kallakun, aktorin e humorit, të cilët janë prindër të një vajze, Ajkës.

Në një rrëfim në “A live night”, Xhensila tregon se si çdo marrëdhënie tjetër, lidhja ka vështirësitë e veta, të cilat kalohen gjithmonë nëse ka dashuri në mes.

Teksa tregoi një histori, Xhensila tha se ajo vetë është shumë romantike, ndërsa Besi sipas saj, mundohet, por jo çdo gjë shkon siç duhet, të paktën kështu ka ndodhur në propozimin e martesës. Këngëtarja tregoi sesi ajo e zbuloi para surprizën e propozimit dhe e gjitha u anulua, sepse ajo është tepër romantike.

Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë në Kankun dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë dhe pikërisht një natë më përpara unë pash këtë skenën me një çift tjetër. I thash Besit ‘ua sa bukur Besi lum si ajo’. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak dhe tha ‘pse dreqin duhet të ndodhte kjo situatë’. Unë e kuptova që do ndodhte diçka e tillë të nesërmen. Kështu ndodhi, kur unë zbres, ai merr rrugën nga tenda dhe I them ‘do më surprizosh i thash, iku surpriza, duhet të jetë më romantik’. Besi tentoi që të më propozonte sërish se e para u dogj se nuk e pranoja se jam shumë romantike dhe doja diçka surprizë, më propozoi me fustan të bardhë ndërkohë që bënim fotot e dasmës, kështu që vetëm propozim nuk ishte. Ai e kishte marrë me kohë aprovimin. Kemi kaluar shumë momente të vështira. Është jetë, çdokush i kalon. Ajo që na ka mbajtur shumë fort me njëri tjetrin ka qenë besimi në zot që na ka bashkuar edhe me besimin tonë në dashuri. E kemi gjetur gjithmonë atë rrugën për të kapërcyer çdo moment të vështirë dhe për të qenë bashkë sërish me njëri-tjetrin”, tha Xhensila në “A live night.

Categories
SHOW BIZ

Ç’po ndodh me Olsi Bylykun? Aktori shfaqet në spital

Aktori i humorit Olsi Bylyku është një personazh shumë i dashur për publikun. Mirëpo, së fundmi ai është përballur me një të papritur.

Aktori ka përfunduar në spital dhe po merr mjekim.

“I fortë”- shkruan ai. Mirëpo, Olsi nuk ka dhënë asnjë tjetër detaj.

Më herët, në një intervistë, Egli dhe Olsi rrëfyen detaje nga historia e tyre e dashurisë.

“Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi”- tregoi Egli nga ana tjetër.

Jo vetëm kaq, por ata i emocionuan të gjithë teksa performuan këngën e tyre hit me titull “Do ditë” në programin “Më lër të flas”.

Ata u pyeten nga Donaldi dhe Romeo Veshaj dhe për planet e tyre për martesë. Olsi u shpreh në mënyrë mjaft pozitive për këtë temë duke thënë se dasma është definitivisht në planet e tyre. Ai tha se për momentin ata te dy po fokusohen në materiale të tjera dhe se fakti që janë të rinj ju jep kohën e duhur.
Çifti u shprehën se kanë një lidhje mjaft të konsoliduar edhe pse në moshë të re, dhe se kanë plane mjaft emocionuese për të ardhmen.

Categories
SHOW BIZ

Ish-e dashura ruse e Don Xhonit harron përgjithmonë reperin? Kapet mat me mashkullin misterioz

Reperi Don Xhoni është në qendër të vëmendjes së fundmi. Ai publikoi këngën më të re të titulluar “Katile”, që në fakt ka grumbulluar miliona klikime.

Mirëpo, reperi ka qenë në një lidhje më herët me modelen ruse, Ariana Lirey.

Por, tashmë mesa duket ajo ka gjetur dashurinë pas ndarjes nga Don Xhoni.

Vetë modelja ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet teksa kapet përdore me një mashkull misterioz. Por kush është ai?
Nga ana tjetër, Don Xhoni bëri një reagim më herët në rrjetin social Instagram, ku ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se klikimet e tij janë të blera.

Jo vetëm kaq por ai pati edhe dy fjalë për mediat.

“Kur kapet Don Xhoni me armë gjithë mediat e nxjerrin edhe e bëjnë skandal. Kur Don Xhoni bën 5 milion klikime për tre ditë dhe thyen rekord vetëm në mes të verës, asnjë media nuk tregon dashuri. Kjo puna fake, ç’fake është debat i thellë, ata që nuk ta kanë pranuar kurrë, ata nuk do ta pranojnë asnjëherë, as nuk më intereson ta pranojë ndonjëherë ajo shtresë. Është e thjeshtë, testi shumë i lehtë, dilni në rrugë shikoni çfarë po dëgjohet, klubeve, TikTok, kudo…”, shkruan ai.

Elhamdulilah se na ka çuar Zoti shumë të mira, na ka beku me gjithçka, shnet, familje, rreth e krejt..”, vijon reperi i njohur më tej.

Categories
SHOW BIZ

E gjeni dot se kur do të vijë Rita Ora në Tiranë?

Ju kishte marrë malli për rikthimin e Rita Orës në Tiranë? A jeni gati për lajmin e fundit?

Mësohet se këngëtarja me famë botërore do të jenë në Shqipëri më 6 shtator. Ky lajm është bërë me dije nga drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.

Tashmë, Rita Ora do të mbajë një koncert në Tiranë.

Thuhet se koncerti do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.

Rita gjithnjë ka treguar se është krenare që është shqiptare dhe madje e ka thënë shpesh, ashtu sikurse bëri së fundmi për një revistë australiane.

“E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre. Luftërat Ballkanike të dekadës po shpërthyen. Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren ‘The Queens Arms’ në Kilburn, në Londrën Veriore”, tha ajo.

Këngëtarja shqiptare është shprehur gjatë intervistës se nuk është ndjerë asnjëherë si e huaj në Angli.

“Ishte kaq e përzier, zona ku u rrita. Unë isha shumë me fat – kurrë nuk u ndjeva vërtet si një i huaj. Unë shkova në shkollë, dhe në klasën time kishte shumë lloje të ndryshme emigrantësh dhe refugjatësh. Duke qenë të rritur me të gjitha ato kultura të ndryshme, si somalezët, gjermanët dhe shqiptarët, ndiheshim sikur ishim një ekuipazh, një skuadër”.

Categories
SHOW BIZ

Çfarë raporti ka partneri i avokates Vasquez me Johhny Depp?

Dyshja Camille Vasquez dhe Johhny Depp janë bërë bashkë sërish kësaj radhe në Pragë, dhe ajo ka prezantuar të dashurin e saj britanik Edward Owen.

Çifti u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka me yllin e “Pirates of the Caribbean” në një zonë në prapaskenë të turneut të tij evropian me kitaristin Jeff Beck.

Depp ka nisur turneun muzikor, duke luajtur koncerte të shumta dhe duke publikuar muzikë të re pas betejës së tij ligjore kundër Amber Heard.
Vasquez gjithashtu e gjeti veten në qendër të vëmendjes pasi mbrojti aktorin në çështjen e tij shumë të publikuar.

Heard kishte pohuar në një shkrim të vitit 2018 për ‘Washington Post’ se ajo ishte një e mbijetuar e abuzimit në familje dhe tani është urdhëruar të paguajë Deep 10 milionë dollarë kompensim dhe 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Një gjykatë vendosi që Heard e kishte shpifur atë në artikull, por juria gjithashtu i dha Heard 2 milionë dollarë në kundërpadinë e saj kundër Depp.

Vasquez u vlerësua gjerësisht për performancën e saj gjatë gjyqit dhe iu dha një promovim pas suksesit të saj në sallën e gjyqit.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë aktorin duke përshëndetur fansat përpara se të bashkohej me Vasquez, Jessica Meyers dhe Samuel Moniz, gjithashtu pjesë e ekipit të tij ligjor.

Fansat nxituan të komentonin duke thënë se kishte një “dashuri të vërtetë” midis Depp dhe avokates të tij, si dhe pjesës tjetër të ekipit.

Categories
SHOW BIZ

A do të asistojë në dhomën e lindjes për Dojnën? Flet Vlashent Sata

Në episodin e fundit të emisioni “Më lër të flas” ishin të ftuar çifti simpatik Dojna Mema dhe Vlashent Sata.

Dyshja tashmë presin një djalë, dhe janë tepër të emocionuar për këtë fakt. I pyetur nëse do asistonte në dhomën e lindjes, Vlashenti u përgjigj padyshim që po, do donte të ishte pjesë e atij momenti.

Surpriza e intervistës ishte dhe kur bebi vendosi të bëhej pjesë pasi kur Vlashenti po tregonte sesa e përkushtuar ka qenë Dojna në rrugëtimin e pritjes së ëmbël, papritur bebi lëvizi në bark.

“Përgjithësisht lëviz në këtë orë. Vlashenti e ka kuptuar para meje kur ka lëvizur bebi. Realisht, përpara e ka ndjerë Vlashenti,sesa unë që e kisha në bark, nuk e di sesi ka mundësi”- u shpreh Dojna.
Dojna me Vlashentin do bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt dhe janë në pritje të një djali.

Në rrjete sociale, Dojna nuk ka ngurruar të ndajë edhe detaje nga pritja e saj e ëmbël e sidomos për ndjesitë e të paturit së shpejti një familje një djalë.

“Mami dhe motra që kur e morën vesh për shtatzëninë, luteshin të ishte djalë. Ka munguar një çun në familje dhe babi e donte shumë. Ndërsa për mua është sfidë e madhe sepse nuk kam parë nga afër si është të rrisësh një djalë në familje.”- përgjigjet Dojna.

Categories
SHOW BIZ

Po vij në shtëpi”, Dua Lipa surprizon fansat shqiptarë me njoftimin e shumëpritur

Dua Lipa është një këngëtare me famë botërore, shumë e dashur për publikun e huaj por edhe atë shqiptar. Ajo sapo ka bërë me dije një lajm shumë të bukur.

Dua bën me dije se edhe ajo do të performojë në festivalin Sunny Hill krah artistëve të huaj dhe atyre shqiptarë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ylli i “Levitating” bëri me dije se do të jetë në Prishtinë dhe shkroi: “Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”.

“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, ishte postimi i plotë i Lipës.

Në “Sunny Hill Festival” do të ngjiten në skenë artistë të njohur ndërkombëtarë si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood, J Balvin.

Nga ana tjetër, pritet që Dua të bëjë një performancë të shkëlqyer duke argëtuar kështu të gjithë fansat e saj shqiptarë.

Më herët, këngëtarja e njohur u komentua gjatë pas disa fotove që qarkulluan, ku ajo shfaqej në Portofino së bashku me drejtorin e markës “Valentino”.

Yigit Turhan dhe Dua Lipa u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin pranë pishinës së hotelit ku po qëndronte asokohe këngëtarja e njohur. Jo vetëm kaq por u fol shumë gjatë për një romancë mes tyre.

Categories
SHOW BIZ

Mami pastronte shtëpitë, unë isha kamariere”, Beniada ‘hap zemrën’ dhe flet për vështirësitë që ka kaluar

Beniada vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother VIP Albania. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar haptazi punët e saj të para.

“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”.
Jo vetëm kaq por ajo ka dhënë edhe një opinion për personat që kanë kompleks të flasin për punën e tyre.

“Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamarier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë. Është shumë bukur që bashkëshorti i ardhshëm pershembull, të bëjë punë shtëpie, të lajë, të të sjelli kafen tek krevati… Tani Beniada është fokusuar edhe në një fushë tjetër përveç modelingut dhe moderimit… Kam mbaruar universitetin për fashion design dhe tani kam filluar të hap një biznes. Kam marrë dhe disa materiale e copa shumë të bukura. Kam hapur dhe një faqe Instagrami “Benny” ku do t’i shfaq stilimet”.

Categories
SHOW BIZ

Dafinën e ka marrë “malli” për Ledrin? Sara ka një përgjigje për videot që po qarkullojnë me këngën e re të artistes

Dafina Zeqiri është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar dhe mjaft e suksesshme. Së fundmi, ajo publikoi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Malli”, që në fakt ka marrë shumë klikime në kanalin e Youtube.

Kënga e Dafinës është kthyer në një hit dhe tashmë po luhet kudo, madje edhe në videot e TikTok kënga e saj është kudo.

Së fundmi, një ndjekës këtë gjë ia ka bërë me dije dhe Sara Hoxhës, duke e pyetur se cfarë mendon ajo për editimet që janë bërë me këngën e Dafinës për të dhe për Ledrin.

Pyetja: “Cfarë mendon për editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafit për ty dhe Ledrin”?
Mirëpo, Sara nuk e ka patur aspak kompleks që t’i përgjigjej pyetjes së ndjekësit, duke shkruar: Super ide marketingu kushdo që e ka bërë, i lumtë. Me të vërtetë”.

Jo vetëm kaq por më herët një ndjekëse e pyeti Sarën se përse nuk i bëri një surprizë Ledrit për ditëlindje.

Pyetja: Pse nuk ia bëre surprizë Ledrit për ditëlindje aman se jemi bërë kurioze me shoqen?

Por ja si u përgjigj Sara: “Po ja pra ku e ke surprizën. Surpriza ishte mos me bë surprizë. Dhe Ledri u surprizua shumë”.

Categories
SHOW BIZ

I rrezikohet heqja e licencës avokates Eni Çobani? (Detajet)

Avokatja e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani mund të përballet me një të papritur. Raportohet se ajo ka thyer bojkotin e avokates, pasi është parë nga avokatët e Përmetit teksa ajo është futur në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit ne Përmet.

Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit, shkruan Albeu.com.

Jo vetëm kaq por kërkohet që Çobanit t’i hiqet dhe licenca e avokates, duke i dërguar kështu Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë një ankesë kundër Çobanit.

Sa i takon jetës personale së Eni Çobanit, më herët qarkulloi një lajm në portale ku thuhej se ajo kishte ndërruar jetë.

Ajo reagoi e prekur lidhur me këtë gjë, ku theksoi se lajme të tilla sjellin vetëm negativitet.

“Nuk e di fare se kush janë! Do të mbaj fjalën që kam thënë që do të lejoj këtë javë të shikoj veprimin që ata do kryejnë. Dhe ditën e hënë kam vendosur që të paraqitem vetë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për të filluar unë vetë. Nëse duan mund të më bashkohen edhe shumë të tjerë që më kanë telefonuar, kryesisht njerëz publikë. Unë jam e mirëpritur t’i përfaqësoj edhe ata, sepse kjo gjë duhet të marrë fund. Nuk mund të bëhen të tilla lajme negative dhe që sjellin negativitet” .