Është apo nuk është me Afronën? Babai i Bleros zbulon se ç’po ndodh mes dyshes

Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar për martesën e tyre e sidomos së fundmi. Në profilet e tyre në Instagram, ata i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.

Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma, ose të paktën jo me fjalë.

Më herët, Blero ka qenë pjesë e një eventi si i ftuar dhe është marrë në intervistë nga “Prive”, ku sigurisht është pyetur rreth Afronës. Ai është vënë dukshëm në siklet dhe nuk ka preferuar të flasë për këtë temë.

“Nuk po merrem me këtë punë sepse Instagramin nuk e menaxhoj unë, e menaxhon kompania. Afronës nuk besoj se ia menaxhon kompania. Për Afronën pyeteni vetë. Nuk kam koment”- u shpreh këngëtari.
Së fundmi, babai i Bleros, ka dhënë një intervistë ku ka treguar se mes Bleros dhe Afronës ka një krizë.

“Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyet, më ka thënë babi e kemi një krizë”, theksoi babai i këngëtarit për ATV.

“E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë mos u merr me to, e kem pak një krizë”, vijoi ai më tej.

Zelenskyy ‘hap zemrën’ dhe flet për gruan e tij: Më e fortë nga sa e mendoja, ajo është dashuria ime

Volodymyr Zelenskyy dhe gruaja e tij, Olena Zelenska, po flasin haptazi për jetën e tyre familjare në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Në një artikull për kopertinën më të re të Vogue, Presidenti ukrainas, 44 vjeç, tha se gruaja e tij është “më e fortë nga sa mendonte se ishte”.

“Ajo ka një personalitet të fortë”, tha Zelenskyy. “Dhe çdo luftë ka të ngjarë të nxjerrë në pah cilësi që nuk keni menduar kurrë t’i kishit.”

Zelenskyy e quajti gruan e tij “dashuria ime” dhe “shoqja ime më e mirë”, duke shtuar: “Olena është vërtet shoqja ime më e mirë. Ajo është gjithashtu një patriote dhe e do shumë Ukrainën. Është e vërtetë. Dhe ajo është një nënë e shkëlqyer.”

Çifti ka dy fëmijë: vajzën 18-vjeçare Oleksandra dhe djalin 9-vjeçar Kyrylo. Që nga fillimi i luftës, Zelenska dhe fëmijët kanë qëndruar me njwri tjetrin. “Nuk e di as se si do të kisha mbijetuar këta muaj nëse do të ishim ndarë”, tha ajo.

Megjithëse, për arsye sigurie, Zelenskyy nuk ka qenë në gjendje të shohë fëmijët e tij. “Ai është duke e kaluar një kohë shumë më të vështirë në këtë drejtim. Ai vuan. Dhe pastaj fëmijët po ashtu…,” tha ajo.

“Si çdo njeri i zakonshëm, unë kam qenë i shqetësuar për ta, për sigurinë e tyre. Nuk doja që ata të viheshin në rrezik,” tha Zelenskyy për Vogue për familjen e tij.

“Kam dashur t’i përqafoj aq shumë”, shtoi ai.

Nuk doli nga shtëpia se kishte frikë”, Roza Lati zbulon se ç’i bëri vajzës që “iu qep” të dashurit të saj

Moderatorja Roza Lati është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve në story të ndjekësve të saj.

Dikush e ka pyetur nëse ajo ka rrahur ndonjëherë ndonjë person. Mirëpo, Roza ka treguar se kur ishte 21 vjeç ka gjurmuar me shkop bejsbolli një vajzë, e cila i ishte qepur të dashurit të saj.

“Ke rrahur ndonjëherë njeri se dukesh gocë gangsta”, pyetja e ndjekësit

“Nuk e kam çuar kurrë veten në atë pikë të konfliktit. Jam e shkathët dhe e pres me thikë që në bisedë. Pa e çuar në atë pikë. Poor kur kam qenë 21 vjeç, mbaj mend që kam gjëmuar për rreth 3 javë njërën me shkop bejsbolli se ju qep të dashurit tim. E bëra të mos dilte nga shpia një muaj nga frika. Këtë po”, u përgjigj Roza.

Roza nuk para prononcohet për jetën e saj private. Së fundmi, ajo theksoi se nuk është e dashuruar.

Më herët, në një intervistë, ajo ka thënë se: “Për momentin unë nuk kam kohë për lidhje sepse lidhja ime më e rëndësishme është karriera edhe për momentin i jam fokusuar karrierës. Mendoj se dashuria dhe ndjenja ka hapësirën e vet që duhet t’i japësh vëmendje. Ndërkohë unë për momentin prioritet kam punën dhe rritjen time artistike. O njërën o tjetrën, që t’i mbash të dyja nuk më ka dalë asnjë djalë me yllin në ballë që të më pranojë mua me këtë intesivitet pune”.

Pas arrestimit të Feros, merret vendimi nga gjykata për reperin

Reperi shqiptar, Fero ra në prangat e policisë pas publikimit të një videoje ku shihej qartazi teksa dhunonte një person brenda makinës. Pas pamjeve të bëra virale, ndaj reperit është ngritur akuza e veprës penale “Sulm”, dhe është arrestuar.

Sot Fero doli para Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe u vendos që reperi të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Më herët Avokati i Feros, Egzon Halimi, ka treguar detaje nga ngjarja që ndodhi. Halimi thekson se Fero është provokuar nga personi që ka qenë në makinë.

“Fero ka qenë duke pirë kafe në lagjen e tij, ka parë disa të rinj poshtë te kafenetë dhe kishte vendosur t’i qeraste, kur në një moment ka kaluar një veturë, e cila e ka provokuar atë, gjë që ka çuar deri në sulmin e tij”, theksoi avokati i reperit.

Avokati shtoi se personi në makinë kishte vendosur një këngë të Unikkatilit, ku në të shahej dhe ofendohet rëndë reperi Fero.

“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, nënvizoi avokati Halimi.

Ka ndryshuar besimin fetar? Dafina Zeqiri sqaron njëherë e mirë thashethemet

Dafina Zeqiri është padiskutim një ndër këngëtaret më të njohura dhe numëron hite të shumta dhe miliona klikime në Youtube. Së fundmi pati disa zëra se ajo ka ndryshuar besimin fetar duke qënë se ajo ka mbajtur në qafë simbolin e kryqit apo simbole të tjera katolike.

Dafina ka sqaruar vetë këto lajme në Instagram dhe madje është shprehur mjaft e indinjuar.

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”- shprehet Dafina në postimin e saj duke sqaruar cdo paqartësi. Ajo shton se çfarëdo që e vendos në qafë apo e vesh e bën për qejfin e saj.

Dafina ka treguar që nuk ja përton kur vjen puna për të mbrojtur veten dhe imazhin e saj. Së fundmi ajo ishte në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa fotove në Instagram. Ndjekësit nuk i kursyen kritikat për Dafinën duke u shprehur se e ka tepruar me ndëhyrjet dhe “fillers” në fytyrën e saj, dhe se tashmë duket shumë “fallso”. Kjo ra në syrin e këngëtares e cila nuk vonoi me përgjigjen e saj.

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese! Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo filler, ejani të flisni me mua”-u shpreh ajo.

Dafinën do ta shohim edhe si aktore shumë shpejt pasi ajo do jetë pjesë e kastit të filmit “Adnan Kafazi”. Ky lajm u bë i ditur edhe nga aktorja Edona Reshitaj në Instagram.

“Dafina është edhe një super aktore. Në filmin “Adnan Kafazi” e ka një super rol dhe e ka qarë. Jemi të lumtur që na është bashkangjitur në film”, ka shkruar Edona.

Nuk kam bërë seks prej vitesh”, Elon Musk reagon pas aludimeve se pati një lidhje me gruan e themeluesit të Google

Elon Musk ka mohuar pretendimet se ai kishte një lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google Sergey Brin në dhjetorin e kaluar, gjë që dyshohet se çoi në divorcin e çiftit.

Musk shkroi në Twitter një përgjigje ndaj një artikulli në ‘Wall Street Journal’ që përshkruante lidhjen e tij me Nicole.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”- u shpreh Musk.

Më pas ai dha një informacion pak më intim, duke pohuar: “As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”- tipike kjo e Musk.

Musk gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të tij që të kritikojnë shtypin.

“WSJ supozohet të ketë një standard të lartë për gazetarinë dhe, për momentin, ata janë shumë poshtë. WSJ duhet të transmetojë histori që në fakt kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe të kenë bazë të qëndrueshme faktike, jo thashetheme të rastësishme të palëve të treta,” shtoi ai.

Thuhet se Musk është takuar me gruan avokate të Brin, Nicole Shanahan në ‘Art Basel’, një ngjarje shumëditore arti në Miami, në dhjetor të vitit të kaluar.

Dyshohet se kjo e shtyu Brin, njeriun e tetë më të pasur në botë me një pasuri neto prej 95 miliardë dollarësh, të paraqesë kërkesë për divorc në janar. Sipas burimeve të Journal, Nicole dhe Sergey tashmë kishin probleme martesore për shkak të stresit të COVID-19. Ata po debatonin edhe për kujdesin e vajzës së tyre katërvjeçare.

Eni Koçi flet për problemin e saj shëndetësor dhe i befasoi të gjithë: Jam mësuar të jetoj me këtë pasi nuk ka zgjidhje

Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia pasi u infektua me COVID-19. Parosmia është humbja e sensit të nuhatjes. E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, Eni është pyetur nëse i është kthyer shija dhe nuhatja dhe ajo ka treguar se vazhdon njësoj.

Eni tregoi se gjërave nuk ua ndien erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it.

Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje”, tha këngëtarja.
Gjithashtu Eni foli dhe për shtatzëninë duke zbuluar se vajza do të vijë në jetë në muajin tetor dhe ajo e Genci kanë vendosur për emrin e saj.

A ka menduar të largohet nga televizioni? Rudina Magjistari sapo na i tregoi të gjitha

Rudina Magjistari është tashmë në një lidhje 10 vjeçare me bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Edhe pse ka vitë që janë bashkë, Rudina nuk i ka kursyer fjalët e mira për të. Gjatë një interviste për Prive, Rudina tha se e gjejnë githmonë mënyrën për t`u mirëkuptuar dhe koordinuar me njëri-tjetrin.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”– u shpreh Rudina.

Moderatorja tha se edhe pse ka ngarkesë të madhe me emisionin e saj dhe karrierën, është bashkëshorti ai që i jep asaj mbështetjen më të madhe.

“Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr dot leje nga puna.”
E pyetur nëse ka pasur momente ku ka menduar të heqë dorë nga puna e saj, nuk e prisnim përgjigjen që Rudina na dha.

“Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do thoja jo. Ka lodhje, ka stres lloji i programit që bëj unë që është i përditshëm edhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet e përditshme”-tha Rudina.

Elvana Gjata e bafason fansen, por mund të dënohet nga policia

Një fanse e këngëtares Elvana Gjata ishte duke udhëtuar me makinë, ndërkohë që në po dëgjonte këngën e këngëtares shumë të dashur.

Ndoshta kurrë s’do ta kishte menduar se pikërisht në atë moment, Elvana do t’i kalonte aty pranë. Dhe kështu ka ndodhur. Teksa fansja lëvizte me mjetin saj ndërsa në sfond kishte me zë të lartë këngën “Loti”, Elvana Gjata kalon aty me një tjetër makinë.

E entuziazmuar këngëtarja del në xhamin e makinës dhe nis të këndojë. Fansja e ka regjistruar këtë moment dhe e ka ndarë në rrjetin social Tik-Tok, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe bë menjëherë viral.

Video ka marrë komente të shumta, ndërsa pyetja ngrihet nëse policia do të ndëshkojë këngëtaren për shkelje të rregullave për shkak se ajo del në dritare, duke bërë kështu një veprim të rrezikshëm.

Në raste të tilla, policia ka aplikuar gjobat dhe mbetet për t’u parë sesi do të procedojë me Elvanën.

Ka rënë në dashuri apo është shtatzënë, si është e vërteta e Arjola Demirit?

Arjola Demiri vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga BBV. Së fundmi, ajo ka publikuar disa video në Instastory, ku shkruan: “Çfarë thonë kur ke nur?”

Mirëpo, ajo ka publikuar një tjetër video, ku thotë: “Sot e mora vesh që ka vetëm 3 zgjidhje kur ke nur. E para është shtatzënia, e dyta “ke rënë në dashuri” dhe e treta “do të vdesësh.” Wtf, asnjëra. Shoqet i kam shtatzënë dhe mua më ka rënë nuri.”

Tashmë, Arjola po shijon pushimet, teksa së fundmi ka publikuar dhe një video nga Saranda.

Më herët, aktorja ka rrëfyer se më në fund i është ofruar të prezantojë një emision të sajin në një televizion në Kosovë.

“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një televizion të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”- u shpreh Arjola.

Arjola e ka shprehur shpeshherë dëshirë e saj për të prezantuar një emision e sidomos Portokallinë.
Gjatë kohës që ishte në “Big Brother Vip”, deklarata e Arjolës kur nuk hapi kutinë e Pandorës duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland, u komentua shumë. Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”. Gjithsesi, moderimin e “Portokallisë” nuk mundi ta marrë.