Categories
TË TJERA

9-ta “e mallkuar”, kush e ka veshur këtë numër te Arsenal përpara Gabriel Jesus?

A mundet që afrimi i ri i Arsenal, Gabriel Jesus të heqë më në fund ‘mallkimin’ nga fanella famëkeqe me numrin 9 te “The Gunners”?

Fanella me numrin nëntë konsiderohet të jetë një nga fanellat më të lakmuara në botën e futbollit dhe në përgjithësi i jepet sulmuesit kryesor në një klub.

Lojtarët e mëdhenj si Ronaldo (brazilian), Gabriel Batistuta, Robert Lewandowski, Bobby Charlton, Fernando Torres dhe Alfredo Di Stefano kanë veshur fanellat me numrin nëntë për klubet dhe vendet e tyre. Por kur bëhet fjalë për Arsenalin, fanella me numrin nëntë shpesh konsiderohet si “e mallkuar”.

Që nga viti 1998, kur sulmuesi kroat Davor Suker iu bashkua klubit dhe mori fanellën me numrin nëntë, lojtarët që e kanë mbajtur këtë numër nuk kanë pasur aspak ecuri pozitive me “The Gunners”.

Pas largimit të Lacazette këtë verë, do të jetë Gabriel Jesus, ish-ylli i Manchester City-t, ai që do mbajë fanellën me numrin nëntë dhe sipas raportimeve nga mediet britanike tifozët e “The Gunners” po shpresojnë që mallkimi të zhduket, ndërsa deri më tani në 5 ndeshje miqësore sulmuesi brazilian ka realizuar 7 gola me ekipin e Mikel Artetës.

Por kush e ka mbajtur numrin 9 te Arsenal përpara Gabriel Jesus?

Alexandre Lacazette 2017-2022
Lucas Perez 2016-2018
Lukas Podolski 2012-2015
Park Chu-Young 2011-2014
Eduardo 2007-2010
Julio Baptista 2006-2007
Jose Antonio Reyes 2004-2007
Francis Jeffers 2001-2004
Davor Suker 1999-2000

Leave a Reply

Your email address will not be published.