Categories
SHOW BIZ

Pas arrestimit të Feros, merret vendimi nga gjykata për reperin

Reperi shqiptar, Fero ra në prangat e policisë pas publikimit të një videoje ku shihej qartazi teksa dhunonte një person brenda makinës. Pas pamjeve të bëra virale, ndaj reperit është ngritur akuza e veprës penale “Sulm”, dhe është arrestuar.

Sot Fero doli para Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe u vendos që reperi të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Më herët Avokati i Feros, Egzon Halimi, ka treguar detaje nga ngjarja që ndodhi. Halimi thekson se Fero është provokuar nga personi që ka qenë në makinë.

“Fero ka qenë duke pirë kafe në lagjen e tij, ka parë disa të rinj poshtë te kafenetë dhe kishte vendosur t’i qeraste, kur në një moment ka kaluar një veturë, e cila e ka provokuar atë, gjë që ka çuar deri në sulmin e tij”, theksoi avokati i reperit.

Avokati shtoi se personi në makinë kishte vendosur një këngë të Unikkatilit, ku në të shahej dhe ofendohet rëndë reperi Fero.

“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, nënvizoi avokati Halimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.