Categories
TË TJERA

Një mesfushor për Egnatian, rrogozhinasit firmosin me një brazilian

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin numër 12 në këtë merkato verore, teksa rrogozhinasit kanë prezantuar një mesfushor. Fjala është për Fernando Medeiros, i cili është moshën 26-vjeçare dhe ka një të kaluar me plot eksperienca sidomos në vendlindje ku është aktivizuar me klube si Santos, Botafogo apo Vila Nova, Bahia e Portimonense në Portugali.

Mesfushori do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova dhe do të jetë një opsion më shumë në sezonin e ri për Egnatian, aty ku rrogozhinasit pretendojnë të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze.

Më herët Egnatia ka firmosur me këta emra; Nehar Sadiki, Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Abdurrahman Fangaj, Erald Hyseni, Geri Selita, Arbin Zejnullai, Flavjo Meçja, Redon Mihana dhe Sodiq Atanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published.