Ish-e dashura ruse e Don Xhonit harron përgjithmonë reperin? Kapet mat me mashkullin misterioz

Reperi Don Xhoni është në qendër të vëmendjes së fundmi. Ai publikoi këngën më të re të titulluar “Katile”, që në fakt ka grumbulluar miliona klikime.

Mirëpo, reperi ka qenë në një lidhje më herët me modelen ruse, Ariana Lirey.

Por, tashmë mesa duket ajo ka gjetur dashurinë pas ndarjes nga Don Xhoni.

Vetë modelja ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet teksa kapet përdore me një mashkull misterioz. Por kush është ai?
Nga ana tjetër, Don Xhoni bëri një reagim më herët në rrjetin social Instagram, ku ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se klikimet e tij janë të blera.

Jo vetëm kaq por ai pati edhe dy fjalë për mediat.

“Kur kapet Don Xhoni me armë gjithë mediat e nxjerrin edhe e bëjnë skandal. Kur Don Xhoni bën 5 milion klikime për tre ditë dhe thyen rekord vetëm në mes të verës, asnjë media nuk tregon dashuri. Kjo puna fake, ç’fake është debat i thellë, ata që nuk ta kanë pranuar kurrë, ata nuk do ta pranojnë asnjëherë, as nuk më intereson ta pranojë ndonjëherë ajo shtresë. Është e thjeshtë, testi shumë i lehtë, dilni në rrugë shikoni çfarë po dëgjohet, klubeve, TikTok, kudo…”, shkruan ai.

Elhamdulilah se na ka çuar Zoti shumë të mira, na ka beku me gjithçka, shnet, familje, rreth e krejt..”, vijon reperi i njohur më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *