Categories
SHOW BIZ

E gjeni dot se kur do të vijë Rita Ora në Tiranë?

Ju kishte marrë malli për rikthimin e Rita Orës në Tiranë? A jeni gati për lajmin e fundit?

Mësohet se këngëtarja me famë botërore do të jenë në Shqipëri më 6 shtator. Ky lajm është bërë me dije nga drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.

Tashmë, Rita Ora do të mbajë një koncert në Tiranë.

Thuhet se koncerti do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.

Rita gjithnjë ka treguar se është krenare që është shqiptare dhe madje e ka thënë shpesh, ashtu sikurse bëri së fundmi për një revistë australiane.

“E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre. Luftërat Ballkanike të dekadës po shpërthyen. Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren ‘The Queens Arms’ në Kilburn, në Londrën Veriore”, tha ajo.

Këngëtarja shqiptare është shprehur gjatë intervistës se nuk është ndjerë asnjëherë si e huaj në Angli.

“Ishte kaq e përzier, zona ku u rrita. Unë isha shumë me fat – kurrë nuk u ndjeva vërtet si një i huaj. Unë shkova në shkollë, dhe në klasën time kishte shumë lloje të ndryshme emigrantësh dhe refugjatësh. Duke qenë të rritur me të gjitha ato kultura të ndryshme, si somalezët, gjermanët dhe shqiptarët, ndiheshim sikur ishim një ekuipazh, një skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.