Categories
SHOW BIZ

A do të asistojë në dhomën e lindjes për Dojnën? Flet Vlashent Sata

Në episodin e fundit të emisioni “Më lër të flas” ishin të ftuar çifti simpatik Dojna Mema dhe Vlashent Sata.

Dyshja tashmë presin një djalë, dhe janë tepër të emocionuar për këtë fakt. I pyetur nëse do asistonte në dhomën e lindjes, Vlashenti u përgjigj padyshim që po, do donte të ishte pjesë e atij momenti.

Surpriza e intervistës ishte dhe kur bebi vendosi të bëhej pjesë pasi kur Vlashenti po tregonte sesa e përkushtuar ka qenë Dojna në rrugëtimin e pritjes së ëmbël, papritur bebi lëvizi në bark.

“Përgjithësisht lëviz në këtë orë. Vlashenti e ka kuptuar para meje kur ka lëvizur bebi. Realisht, përpara e ka ndjerë Vlashenti,sesa unë që e kisha në bark, nuk e di sesi ka mundësi”- u shpreh Dojna.
Dojna me Vlashentin do bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt dhe janë në pritje të një djali.

Në rrjete sociale, Dojna nuk ka ngurruar të ndajë edhe detaje nga pritja e saj e ëmbël e sidomos për ndjesitë e të paturit së shpejti një familje një djalë.

“Mami dhe motra që kur e morën vesh për shtatzëninë, luteshin të ishte djalë. Ka munguar një çun në familje dhe babi e donte shumë. Ndërsa për mua është sfidë e madhe sepse nuk kam parë nga afër si është të rrisësh një djalë në familje.”- përgjigjet Dojna.

Leave a Reply

Your email address will not be published.