Categories
SHOW BIZ

Po vij në shtëpi”, Dua Lipa surprizon fansat shqiptarë me njoftimin e shumëpritur

Dua Lipa është një këngëtare me famë botërore, shumë e dashur për publikun e huaj por edhe atë shqiptar. Ajo sapo ka bërë me dije një lajm shumë të bukur.

Dua bën me dije se edhe ajo do të performojë në festivalin Sunny Hill krah artistëve të huaj dhe atyre shqiptarë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ylli i “Levitating” bëri me dije se do të jetë në Prishtinë dhe shkroi: “Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”.

“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, ishte postimi i plotë i Lipës.

Në “Sunny Hill Festival” do të ngjiten në skenë artistë të njohur ndërkombëtarë si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood, J Balvin.

Nga ana tjetër, pritet që Dua të bëjë një performancë të shkëlqyer duke argëtuar kështu të gjithë fansat e saj shqiptarë.

Më herët, këngëtarja e njohur u komentua gjatë pas disa fotove që qarkulluan, ku ajo shfaqej në Portofino së bashku me drejtorin e markës “Valentino”.

Yigit Turhan dhe Dua Lipa u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin pranë pishinës së hotelit ku po qëndronte asokohe këngëtarja e njohur. Jo vetëm kaq por u fol shumë gjatë për një romancë mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.