Categories
SHOW BIZ

Dafinën e ka marrë “malli” për Ledrin? Sara ka një përgjigje për videot që po qarkullojnë me këngën e re të artistes

Dafina Zeqiri është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar dhe mjaft e suksesshme. Së fundmi, ajo publikoi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Malli”, që në fakt ka marrë shumë klikime në kanalin e Youtube.

Kënga e Dafinës është kthyer në një hit dhe tashmë po luhet kudo, madje edhe në videot e TikTok kënga e saj është kudo.

Së fundmi, një ndjekës këtë gjë ia ka bërë me dije dhe Sara Hoxhës, duke e pyetur se cfarë mendon ajo për editimet që janë bërë me këngën e Dafinës për të dhe për Ledrin.

Pyetja: “Cfarë mendon për editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafit për ty dhe Ledrin”?
Mirëpo, Sara nuk e ka patur aspak kompleks që t’i përgjigjej pyetjes së ndjekësit, duke shkruar: Super ide marketingu kushdo që e ka bërë, i lumtë. Me të vërtetë”.

Jo vetëm kaq por më herët një ndjekëse e pyeti Sarën se përse nuk i bëri një surprizë Ledrit për ditëlindje.

Pyetja: Pse nuk ia bëre surprizë Ledrit për ditëlindje aman se jemi bërë kurioze me shoqen?

Por ja si u përgjigj Sara: “Po ja pra ku e ke surprizën. Surpriza ishte mos me bë surprizë. Dhe Ledri u surprizua shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.