Vetëm disa orë gjumë dhe aspak kohë për të ngrënë”! Mirë se vini në përditshmërinë e Tayna-s

Reperja e njohur shqiptare, Tayna është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo vijon të publikojë hite të njëpasnjëshme ku shpesh bashkëpunon edhe me këngëtarë të tjerë të suksesshëm.

Reperja e famshme, Tayna mori vëmendje të madhe që në fillim me këngën “Columbiana”, duke marrë miliona klikime në Youtube.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku tregon pak nga përditshmëria e saj mjaft e zënë me projekte. Në video, ajo tregon se si ka zhvilluar tre koncerte së fundmi dhe ka fjetur shumë pak orë gjumë.

“Tiranë-Jalë-Zurich me vetëm disa orë gjumë dhe pa kohë për të ngrënë. Mirë se vini në përditshmërinë time”, shkroi ajo krah videos.

Së fundmi, Tayna në një koncert modifikoi paksa këngën “Bye Bye”, duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.

“Bye bye” ishte bashkëpunimi i suksesshëm i Tayna-s dhe Dafinës, të cilat e sollën dy vite më parë dhe pati sukses direkt.

Mirëpo, marrëdhënia e vajzave nuk është më si më parë. Shpesh është thënë se Tayna dhe Dafina i kanë ndërprerë kontaktet me njëra-tjetrën por nuk dihet arsyeja e “zënkës” midis vajzave.

Edhe pse nuk kanë më kontakt me njëra-tjetrën, sërish vajzat e këndojnë “Bye bye” në koncertet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *