Ledri përfundoi në spital por ja çfarë ndodhi me reperin

Ledri dhe Sara janë një ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Ata shihen kudo bashkë mirëpo një postim i Sarës shqetësoi fansat e reperit.

Ajo publikoi një foto të krahut të reperit, teksa ai po merrte një serum.

Sara nuk dha asnjë detaj por vetëm shkroi: “Duke u bërë më mirë.” Ajo ishte aty, pranë Ledrit, duke i mbajtur dorën edhe në këto situata jo të lehta.

Por çfarë i ndodhi reperit të njohur?
Gazeta Express” raporton se reperi Ledri Vula nuk ka patur ndonjë problem të madh shëndetësor.

“Ai ka marrë disa vitamina pasi ka një mori koncertesh, diku te 70 brenda 50 ditëve. I duhen vitamina që të ketë shëndet të mirë dhe imunitet për të përballuar orarin e ngjeshur”, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, Sara i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instastory.

Dikush e pyeti: “Sara pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike”?

Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.”– iu përgjigj Sara Hoxha ndjekësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *