Categories
SHOW BIZ

Sara Hoxha konfirmon lidhjen e Romeos me Lorin? Deklarata që i futi të gjithë në dyshime

Në mediat rozë prej disa javësh po përflitet se mes trashëgimtares së ‘Top Channel’, Lori Hoxha dhe aktorit Romeo Veshaj ka nisur një romancë dashurie.

Mirëpo duket se për lidhjen e tyre tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i parë.

Sara Hoxha ka qenë e ftuar këtë të premte në programin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, ku gjatë bisedës u shfaq një fotografi e montuar e Ledionit ku shihej përkrah disa vajzave në Maldive.
Deri këtu jemi në rregull, por përgjigjja e Sarës tërhoqi vëmendjen e fansave dhe i bëri të mendojmë se ajo sapo konfirmoi lidhjen e Lorit me aktorin, pasi me bindje tha se Romeo e ka larg saj në karakter vajzën që ka përkrah.

Ndërkohë që Romeo nuk ka një lidhje publike pasi sapo është ndarë nga Aleksia Pelekshi.

“E ke shumë larg meje, në karakter shumë larg”, ishte përgjigjja e Sarës nga e cila Romeo u vu paksa në siklet, teksa ra dakord me atë që tha Sara.

Kjo bisedë ne na lë të kuptojmë që mes Lorit dhe Romeos tashmë ka nisur një lidhje dashurie, gjithsesi na mbetet të presim ndonjë reagim ose konfirmim nga ata vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.