Ende nuk mbushem me frymë”, vajza e Bujar Nishanit na pikëlloi zemrat me fjalët për të atin

Ish-presidenti i vendit tonë, Bujar Nishani, u nda fatkeqësisht nga jeta në fillim të këtij muaji, pas betejës së gjatë me sëmundjen e vështirë.

Ai ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani, ku po trajtohej prej disa javësh nga një shërbim i specializuar për sëmundje të mushkërive.

Nishani vuante nga një sëmundje auto-imuno, që rëndoi gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit disa muaj më parë nga virusi Covid-19, që e kapërceu pas kurimit në Sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Por Nishani nuk u mbijetoi dot komplikacioneve të mëpasme në mushkëri, pasoja të Covid -19.

Sipas burimeve zyrtare ish-presidenti Nishani pësoi në spitalin gjerman, vdekje të pakthyeshme klinike, pa shpresa për t’u zgjuar nga koma. Mjekët gjermanë në marrëveshje me familjen përdorën euthanazinë.

Disa ditë pas ndarjes së tij nga jeta, vajza e ish-presidentit, Fiona, ka ndarë me të gjithë dhimbjen e madhe që ndjen për humbjen e të atit.

Në një postim në InstaStory, ajo ka publikuar një foto të vjetër me babin e saj, krahas së cilës shkruan fjalët që na rrëqethën:

“Ende nuk mbushem me frymë”- janë fjalët e saj prekëse krahas postimit.

Bujar Nishani shërbeu si president i pestë i Shqipërisë post-komuniste në moshën 46 vjeçare, nga viti 2012 deri në vitin 2017. Pas mbarimit të mandatit ai u rikthye në PD dhe u zgjodh kryetar i Këshillit të saj Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *