“As nuk pyeste si e ke familjen”/ Tan Brama shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Vetëm për interes…

Ndonëse po bëhen tre muaj që nga finalja e “Big Brother Vip”, interesi i publikut për ish-banorët e këtij programi është i madh.

Më me interes mbetet raporti i tyre me njëri-tjetri jashtë shtëpisë së BBV. Së fundmi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, koreografi i njohur Dritan Brama ka rrëfyer për herë të parë raportet e tij me ish-banorët e Big Brother Vip.

Brama gjatë bisedës së tij ndër të tjera tregoi se me një pjesë të tyre as që bëhet like në rrjetet sociale, ndërsa me disa prej tyre vazhdon marrëdhënien shoqërore. Por koreografi nuk dëshiroi të përmendë emra konkretë.

“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum”,-u shpreh Tan Brama.

Ndërsa i pyetur në veçanti për fituesin e BBV, Ilir Shaqirin, koreografi nuk nguroi të tregonte mbi raportet e tyre, duke u shprehur me rezerva të mëdha për balerinin.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-përfundoi Brama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *