Categories
TË TJERA

Kërkova që doktor Skerdi të shpallej non grata”/ Habit gazetari i njohur: Të njëjtën fytyrë femre ti e shikoje te lokali i lagjes…

Teksa në studion e “E Diell” po flitej për operacionet plastike, Bledi Mane, tregoi për një postim të bërë para një viti në “Facebook” që ka ngjallur reagime të shumta.

Gazetari i njohur tha se me ironi kishte kërkuar që “doktor Skerdi të shpallej person non grata”, kjo për shkak se po shikonte “që tregu i estetikës dhe bukurisë, veçanërisht femërore shqiptare, po njehsohej”.

“Para një viti publikova diçka në profilin tim në “Facebook” që pati goxha reagime dhe kërkoja që doktor Skerdi të shpallej person non grata. Ishte një ironi e imja, sepse po shikoja që tregu i estetikës dhe bukurisë, veçanërisht femërore shqiptare, po njëhesohej. Të njëjtën fytyrë femre ti e shikoje te komshia përballë, te lokali i lagjes, te rruga, te ekrani i televizionit. E në përgjithësi janë mosha të reja, mosha të paformuara mirë marrin ende guximin dhe ndërhyjnë në pjesë të tyre”, tha Mane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.