Categories
SHOW BIZ

Sara Hoxha rrëfen se cili ishte sekreti i suksesit të Big Brother VIP

Sara Hoxha, e pranishme mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel”, ka treguar sekretin e suksesit të madh që kishte “Big Brother VIP” në sezonin e tij të parë.

Hoxha është shprehur se gjëja më e rëndësishme që i ka sjellë sukses është mirëkoordinimi me stafin e BBV, të cilët ishin përkushtuar shumë për këtë projekt.

Ajo nuk la pa përmendur edhe kastin e BBV, që sipas saj i kanë sjellë sukses edicionit, pasi ishin spektakolarë me historitë e tyre.

Donald Veshaj: Si është të drejtosh një produksion të tillë dhe kush është sekreti i suksesit?

Sara Hoxha: E para nuk e kam bërë e vetme, kam pasur shumë njerëz të aftë afër vetes. Çelësi i suksesit ka qenë kasti spektakolar që kemi pasur dhe historitë njerëzore. Puna e palodhur e stafit ishte gjithashtu e rëndësishme, realisht ne u dashuruam me atë projekt, fillimisht e morëm me frikë por më pas as në shtëpitë tona nuk shkonim sepse merreshim me një shtëpi të madhe me 20 njerëz.

Sara Hoxha u shpreh gjatë intervistës se punon me njerëz të talentuar prej të cilëve mëson gjëra të reja.

“Disa banorë ishin më problematikë se të tjerët. Unë punoj me njerëz shumë të talentuar e të dedikuar. Unë kam mësuar shumë nga ata dhe jam kjo që jam sot falë tyre”, u shpreh Sara.

Kujtojmë se Big Brother VIP u kthye në një pjesë të rëndësishme të jetës së shqiptarëve për disa muaj, duke shënuar rekorde shikueshmërie në të gjithë vendin.

Big Brother VIP konsiderohet si një ndër spektaklet më të suksesshme në Shqipëri në të gjitha kohërat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.