Categories
SHOW BIZ

“Nuk ka qenë e thjeshtë”- Bora Zemani flet për lidhjen e Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn: Ja si e kam përballuar

Ndonëse ka preferuar që të mos bëjë shumë reagime në lidhje me jetën e saj private dhe romanëcn me Donaldin, së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë të shkurtër në emisionin “Për’puthen”, përballë opinionistit Arjan Konomi.

Gjatë rrëfimit të saj ajo foli edhe për përkushtimin e saj ndaj punës por edhe jetën e saj private, duke e cilësuar këtë vit si më të vështirin në aspektin personal.
“Shumë probleme tona personale duhet t’i lëmë mënjanë dhe të vazhdojmë punën tonë në televizion. Për mua është shumë e rëndësishme puna megjithatë ndonjëherë më duhet të heq këtë vëmendjen maksimale ndaj punës vetëm për Arborin por për gjërat e tjera gjithmonë jam munduar të jem në fokusin kryesor tek puna ime. Pavarësisht se ky vit, nëse do bëja një dallim nga viti i shkuar, për mua nuk ka qenë edhe shumë i thjeshtë edhe personalisht, kam qenë shumë e ngarkuar. Edhe nga shëndeti fizik, në dhjetor për shembull erdha një ditë pasi isha operuar”– tha moderatorja.
Megjithëse nuk dha shumë detaje, Bora Zemani foli edhe për mënyrën se si e ka kaluar periudhën e ndarjes dhe tradhtisë së aktorit Donald Veshaj. E pyetur nëse ka pasur ndonjë moment gjatë emisionit që i është kujtuar situata e saj, Bora tha:

“Edhe ka pasur… edhe ka pasur. Më duhet të përmendem në momente të caktuar por gjithmonë është ajo drita e kuqe që them ‘ku është dhe aty duhet të fokusohesh”

Ajo dhe Donald Veshaj vazhdojnë të jenë kryefjala e mediave sociale pasi së fundmi janë zbardhur shumë detaje që tregojnë se ata janë ribashkuar.

Ata u shfaqën për herë të parë krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti. Dyshja më pas u arratisën drejt Italisë ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze. Pak ditë më pas të tjera foton qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës. Por pa sukses.

Më pas reperi Gjiko ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas” dhe në përfundim të emisionit, ai konfirmoi edhe ribashkimin e Donaldit dhe Borës. Ndërsa po zhvillonin një sfidë me ‘freestyle’, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë.”

“Boll e fshehe se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date (takim çfit)”- u shpreh Gjiko. Nga ana tjetër Donaldi preferoi të mos flaës, duke mos pohuar apo mohur, megjithatë reagimi i tij dhe i Romeos duke qeshur mjaftuan që të vijë edhe konfirmimi i ribashkimit të çiftit.

Ndërsa një tjetër detaj është një video në TikTok ku Bora dhe djali i saj Arbori shihen se kanë nxjerrë shëtitje qenin e Donaldit. Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” aktorit iu dërgua në shtëpi qeni i tij dhe kjo nuk u ka ikur nga memoria njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.