Categories
SHOW BIZ

Nuk më dogji”, Enca flet përsëri për akuzat e “Dubai Porta Potty”

Tema famëkeqe e “Dubai Porta Potty” u risoll përsëri në qendër të vëmendjes.

Bëhet fjalë për vajza të famshme apo influencers të cilët shkojnë në Dubai dhr përdoren si “tualete humanë”, Burra tepër të pasur organizojnë festa të çmendura dhe paguajnë shifra të mëdha për të kënaqur këto kërkesa të pazakonta. Menjëhere pas videove virale shumë njerëz nisën të vëndosin gishtin tek shumë personazhe të cilët janë parë në Dubai shpesh. Ndër to ishte dhe këngëtarja Enca e cila nuk duroi por u shpreh në Instagram mjaft e indinjuar nga mesazhet dhe komentet që ka marrë.
Sot Enca ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, ku komentoi sërish për këtë temë.
Ajo tha se reagimi i saj nuk kishte ardhur se “i kishte djegur”, por sepse emri i saj ishte përfshirë në diçka të tillë.
Ajo tha se një vajzë nuk ka nevojë të ketë dashnor apo të bëjë gjëra të tilla që të shkojë me pushime. Enca gjithashtu shtoi se ishte prekur nga dashakeqësia e njerëzve dhe se sipas saj kjo gjë nuk ndodh vetëm në Dubai por kudo në botë, e madje dhe në Shqipëri.
Këngëtarja gjithashtu ka folur për komentet e shumta që merr për peshën e saj. Ajo u shpreh se nuk i bëjnë përshtypje dhe se ndonjëherë ndihet si “femra më e bukur në botë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.