Categories
SHOW BIZ

“Nuk jam penduar për asgjë, kam qenë me fat se…”- Beatrix Ramosaj tregon çfarë do të ndryshonte në BBV: Donaldit dhe Borës iu uroj…

Ne një intervistë të shkurtër, këngëtarja tregoi se periudhën post BBV, nuk e ka pasur të lehtë ta kalojë. Megjithatë ajo e quan veten “me fat” pasi është e rrethuar vetëm me njerëz të mirë.

“Momentalisht ndihem me të vërtetë shumë në formë, e frymëzuar, shumë e qetë, shumë pozitive. Më është dashur patjetër kohë që të rigjeja veten sepse eksperienca që kam kaluar nuk ka qenë aq e lehtë jo vetëm për mua por edhe për të gjithë konkurrentët e tjerë. Është një lloj presioni që nuk mund të kalohet lehtë, njerëz me mish e gjak jemi. Kur vjen puna tek gjërat që të përfshijnë emocionalisht je i mbyllur patjetër. Kam qenë shumë më fat që kam shumë njerëz të mirë që më rrethojnë, jam e rrethuar me dashuri. Jam munduar ta mbaj veten të angazhuar me projektet e reja.”– tha ajo për “Mirage.”

Pyetjes se a është penduar për ndonjë gjë në BBV, Beatrix Ramosaj iu përgjigj kështu:

“Nuk jam pishman. Fare nuk jam, çdo gjë që e bëj nëse e kam ndier në moment…. Nuk ka asgjë për të qenë pishman nëse do e ktheja kohën pas e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë, ndoshta ta shijoja më shumë atë eksperincë.”
Ndërsa sa i përket ribashkimit të Bora Zemanit me ish të dashurin e saj Donald Veshaj, ish-banorja e BBV iu bën urime.

“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë atëherë edhe unë iau uroj.”– tha Beatrix.

Pas ndarjes, takimit romantik në “Big Brother” dhe tradhtisë së Donald Veshajt, Bora Zemani u fotografua përsëri nën shoqërinë e tij. Të dy ishin të “fshehur” pas maskave dhe kapuçëve, megjithatë “Revista Who” ka siguruar një foto të dyshes nën shoqëinë e njëri-tjetrit.

Jo të gjithë pritën mirë ribashkimin e Bora Zemanit dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published.