Categories
SHOW BIZ

Never say never”, Deklarata e Berishës pasi u rizgjodh në krye të PD pas 9 vitesh!

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike pas plot 9 vitesh. Ai fitoi zgjedhjet brenda selisë duke marrë 93.45% të votave, ndërsa në deklaratën e tij u shpreh:

“U krye! U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë e shqiptarëve e shekullit 21. Nuk kam një fjalim të gjatë por mirënjohje të madhe për të gjithë. Se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj, dëshmitarë i pengesave të jashtëkonshme. Njerëz të idealeve më të larta më fisnike, njerëz që bënë historinë në një proces të mrekullueshëm, ndaj mirënjohja shkon ndaj atyre. Kam një mirënjohje të pakufishme që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuar kryetarin PD-së. Ky besim i jashtëzakonshëm është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh por unë kam bindje që së bashku me ju ne do tia dalim, jemi në mision, jemi burra dhe gra djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë dhe kemi për mision që proceset që njohu partia demokratike ti njohë mbarë Shqipëria dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton. Ishin të rinjtë, promotorët kryesorë të kësaj lëvizje ndaj dhe betimi im është se do bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në lëtë vend. Ai që realizon ëndrrat e tij është pafundësisht i detyruar të bejë gjithçka për realizimin e ëndrrave të të therëve. Më pak se një vit më parë, pasi votova më pyetën gazetarët, çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a do të rikthehesh në krye të PD dhe përgjigjia ime ishte never say never. Ndaj dot dua ti them të gjithëve never say never, ne do të fitojmë, faleminderit shumë të gjithë komisionerëve. Kam një përshëndetje të veçantë kam për Elezin i cili si demokrat zhvilloi një garë të qytetëruar.”

Vlen të thkesojmë se Sali Berisha rikthehet për herë të tretë si kryetar i Partisë Demokratike. E ka bërë këtë edhe dy herë të tjera në karrierën e tij 32 vjeçare në politikë. Fillimisht në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të kësaj force politike. Këtë post e la formalisht një vit më vonë teksa u zgjodh President i vendit dhe në krye të PD-së erdhi Eduard Selami e më pas Tritan Shehu.

Ndërkohë që rikthimin e dytë e ka në vitin 1997.

Pasi PD u largua nga pushteti dhe shumë njerëz e braktisën ai nisi gjithçka nga e para, mori një PD të rrudhur si asnjëherë më parë dhe pas tetë vitesh e riktheu në pushtet.

Në vitin 2013 humbi zgjedhjet dhe përmes një deklarate para mediave mori përsipër të gjitha përgjegjësitë duke lënë drejtimin e partisë dhe pas një gare mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës, ky i fundit u votua si kryetar i PD-së.

Por pas 9 vitesh, falë edhe një vendimi të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi i PD-së pas vendimit të Departamentit të Shtetit që e shpalli ‘non grata’, Berisha rimori partinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.