Categories
SHOW BIZ

Ju s’po bëni dot PD siç ishte”, Rama: Po s’e rrafshuat do ju zërë brenda

Rama: Unë u ktheva në të shkuarën sepse ju më kthyet në të shkuarën. Ngrihen shumë pretendime, por nostalgjia nuk është një këshilltar i mirë në këto raste, unë thash se di çfarë keni ju me investitorët strategjikë, ne kemi një procedurë shumë strikte. Juve kërkoni të krijohet Komision hetimor, apo doni që ata të ikin nga sytë këmbët që mos të kthehen më në Shqipëri, akoma pa filluar punën, kur bëhet fjalë për investitorët strategjikë të cilët kërkojnë të investojnë në prona private atëherë jemi në një fushë tjetër, në një terren tjetër, do të ishte mirë që Ksamili të mos zhvillohej në mënyrë barbare, por flamurin e barbarisë e keni ju prej 30 vetësh që s’ju ndahet nga koka, ato ndërtime pa leje ishin ideologji e tërë.

E pse u dashka që të ketë o korrupsion o s’ka? Se atë keni bërë ju kur ishit bënë pushtet, fare mirë mund të bëhet një debat. Pse nuk e bënë anglezët Wembley siç ishte, që është monumenti më i rëndësishëm në botë, pse nuk e bëjnë francezët siç ishte, pasi u dogj një pjesë, pse nuk ka një propozim siç ishte, s’dinë ta bëjnë siç ishte? Jo dinim, por nuk bëhet, këto janë muhabete kot, komplet kot, që të thuash hajde e bëjmë siç ishte. Ju s’po bëni dot PD siç ishte, po se bëtë, po se rrafshuar si me teatrin do ju zërë brenda të tërëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.