Categories
SHOW BIZ

Semin apo Beatrixën, ja cilën zgjedh Anxhela Peristeri mes dy këngëtareve

Në intervistë ka thënë se i pëlqen shumë të dyja, por si duket Anxhela Peristeri e paska një të preferuar.

Peristeri është shprehur se e vlerëson shumë zërin e Semit dhe se ajo meriton një karrierë shumë më të madhe.

“Më ka pëlqyer gjithmonë Semi Jaupaj, një zë shumë i mirë që meriton të bëjë një karrierë shumë më të madhe. Trixa është një tjetër bukuri e rrallë që këndon. Ka shkëlqyer në “Your face sounds familiar” atëherë. Janë dy këngëtare që janë të dyja shumë të mira, por në momentin që jemi do më pëlqente të zgjidhja Semin”– tha Anxhela në një intervistë për “Mirage”.

Përveç dy këngëtareve më të përfolura të momentit ajo u vendos të bënte zgjedhje midis shumë këngëtarëve të tjerë. Anxhela si duket nuk ka hezituar aspak për të zgjedhur të preferuarin/ën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.