Categories
SHOW BIZ

Jam me tre burra në shtëpi”, Çiljeta ‘hap zemrën’ dhe bën deklaratën e ëmbël për Albanin

Këngëtarja e njohur, Çiljeta ishte e ftuar mbrëmë në programin “Goca dhe Gra”. Ajo foli në lidhje me karrierën e saj por edhe me vendimin që kishte marrë: përkushtimi ndaj familjes duke lënë paksa mënjanë muzikën.

Këngëtarja u ndal edhe te marrëdhënia që djali i saj dhe djali i Albanit kanë me njëri tjetrin.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, por kur të ketë rrisk Zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, tha Çiljeta.

Nga ana tjetër, këngëtarja foli edhe për romancën disa vjeçare me Alban Hoxhën.

Ajo theksoi se nuk e mendon dot jetën e saj pa Albanin.

“Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë shoh pak larg. Po të mos e kisha unë do rikthehesha karrierës dhe do rrisja djalin, nuk do kisha mashkull tjetër në jetën time. Unë nuk i bëj të dyja. Të jesh nënë e një djali, është më e vështirë sesa të jesh nënë e një vajze. Nuk do e lejoja që djali të më shihte me një burrë tjetër veç Albanit”, nënvizoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.