Categories
SHOW BIZ

Shkak Ronela! Si përfundim a janë në gjyq Alban Ramosaj dhe Olti Curri?

Këngëtarja Ronela Hajati nuk arriti që ta dërgojë Shqipërinë në finale pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme që të kalojë fazën.

Kujtojmë se konkurrenca në Festivalin e Këngës mes Ronela Hajatit dhe Alban Ramosaj ishte e madhe, derisa në fund triumfoi Ronela.

Gjatë ditës së sotme është aluduar se Albani ka bërë një reagim në lidhje me humbjen e Ronelës.

Blogeri, Olti Curri ka publikuar një incizim ku dëgjohej Alban Ramosaj të fliste rreth përfaqësimit të Ronelës në “Eurovision”, si dhe për rezultatin që Shqipëria do të arrinte nëse ai do na përfaqësonte.
Çkemi, më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovision, jo vetëm finalen por edhe gjysmë finalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën.”, thuhej në audio.

Mirëpo, këtë e ka përgënjeshtruar vetë këngëtari i cili ka reaguar ashpër duke treguar se nuk ka pasur asnjë reagim për rezultatin e Ronelës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtari paralajmëroi padi për Olti Currin mbi audion e rreme.

Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga një komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar”, u shpreh ai.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Oltit i cili me postimin në story na ka treguar se ishte e gjitha një lojë e realizuar nga ai në bashkëpunim me aktorin e SNOB, Elios Shuli.
Reagimet e Oltit kanë qenë të shumta madje ka folur dhe në video duke u shprehur se e gjitha ishte vetëm shaka po Albani e ka vetë në dorë interpretimin.

“Alban do e bëjmë si të duash ti, nëse do e kuptosh që është shaka është shaka nëqoftëse avokat avokat. Me staf gjyqësor, me spakun, me grup muzikor, me grup ligjor me të gjitha pa merak fare domethënë nuk është problem fare si të jetë më e mira, sepse ti e di që të du fort dhe nuk do të vijë kurrë ajo ditë që të të urrej kështu që je rehat nga kjo anë”

“Alban kam menduar se ti e ke mbledhur mendjen nga këto si e kam mbledhur unë kshu që të shijojmë shakanë”, ka thënë Olti.

Pra e gjitha ka qenë një lojë, si përfundim s’e dimë ende nëse Albani e ka falur apo jo Oltin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.