Categories
SHOW BIZ

Lajm i keq nga Trauma, përkeqësohet papritur gjendja e Vilma Konomit

Para dy ditëve Ajas Sulejmani përplasi te vijat e bardha në rrugën e Kavajës, çiftin Vilma dhe Arjan Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajsh.

Pas ngjarjes të a ksident uarit u transportuan në spital, ndërsa shoferi Sulejmani u kap pas dy orësh në një spital privat.

Foshnja e çiftit Konomi është jashtë rrezikut për jetën, teksa ata po trajtohen ende në spital. Ndërkohë sot, sipas ABC neës, mësohet se gjendja e Vilmës është përkeqësuar ndjeshëm. Bëhet e ditur se gruaja është në gjendje më të rëndë dhe e pavetëdijshme.

Arjani dhe Vilma ndodhen në dy dhoma të ndryshme, ndërsa nuk dihet se si do të paraqitet gjendja e tyre shëndetësore në vijim.

“G Classi” përplasi edhe foshnjën 3-muajshe të çifti e cila shpëtoi për mrekulli me dëmtime të lehta. Foshnja ka dalë dje nga spitali dhe fillimisht është marrë nga familjarët.

Vajza 3-muajshe kishte ardhur si dhurata më e madhe e tyre, pasi ata kishin 20 vite të martuar me njëri-tjetrin dhe vetëm një mrekulli e shpëtoi atë dhe prindërit e saj mesditën e të dielës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.