Categories
SHOW BIZ

Historike, gjuha shqipe për herë të parë si gjuhë me zgjedhje në Harvard

Më në fund, gjuha shqipe është futur si lëndë me zgjedhje për herë të parë në Universitetin e Harvardit. Zgjedhja e gjuhës shqipe do të ofrohet për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.

Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator departamenti në këtë universitet.

Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele të ndyshme, njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.
Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar Faton Limani.

Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili shkruan se universiteti më i vjetër në SHBA ka përfshirë gjuhën tonë amtare si lëndë me zgjedhje.

Po ashtu Këlliçi përcjell mesazhe të forta për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit, ndërsa shkruan “Ne jemi një komb mërgimtarësh të shpërndarë anekënd botës, prandaj flisni shqip me fëmijët tuaj të lindur jashtë truallit amë, se me të do të kuptojnë ninullat e gjysheve e do të mësojnë të duan atdheun e prindërve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.