Categories
SHOW BIZ

Mesazh i koduar për Donaldin? Beatrix Ramosaj del me deklaratën e fortë: Nuk ia vlen të luftosh për…

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat e saj në rrjetet sociale, ku njëri prej tyre e ka pyetur për mësimin më të madh që ka marrë nga ky vit. Me përgjigjen e saj, këngëtarja ka lënë të kuptohet se është penduar për atë që krijoi me Donaldin.

“Mësimi më i madh që mora këtë vit është të mos kërkoj asgjë: biseda, miqësi, lidhje, vëmendje apo dashuri. Nuk ia vlen të luftosh për çdo gjë që bëhet me detyrim. Lëri gjërat të rrjedhin vetë, ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë.”, shkruan ajo.

Kujtojmë që dyshja i dhanë fund romancës që nisi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Këngëtarja u akuzua se ndërhyri mes Donaldit dhe Borës pasi dyshja shkëmbyen një puthje brenda shtëpisë së famshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.