Categories
SHOW BIZ

Adrola Dushi i habit të gjithë me deklaraten per Fifin

Ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, ka nisur prej disa muajsh tashmë një romancë me këngëtaren e njohur Fifin, ku çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar për publikun dhe shpesh herë ndajnë foto apo video romantike së bashku.

E ftuar në “Why Not”, modelja është pyetur se çfarë mendimi ka për Fifin ku i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Sipas Adrolës këngëtarja është një artiste të cilën ajo e vlerëson shumë dhe teksa të gjithë prisnin një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin e modeles, Dushi i uroj këngëtares shumë lumturi në jetën e saj.
Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”– u shpreh ajo.

Adrola dhe Adisi u bënë për herë të parë prindër të një djali por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.