Categories
SHOW BIZ

Fifi bën deklaratën e fortë për Butrint Imeraj dhe tregon arsyen përse Arjola Demiri i bëri bllok ne instagram

Këngëtarja e njohur, Fifi ka bërë disa deklarata të forta për ish-mikeshën e saj Arjola Demirin.

Fifi ka treguar se ajo thjesht vuri re që aktorja i kishte bërë bllok në rrjetet sociale teksa shtoi se ka refuzuar të merret apo të takohet me një pjesë të madhe nga ish-banorët e BBVIP.

“Refuzoj me u marrë me shumicën prej tyre dhe jam takuar me disa prej tyre, nuk kam bërë njeri bllok, thjesht pashë që dikush më kishte bërë bllok. Kam shprehur pëlqim për dy tre personazhe atje. Mbase gjithçka shihet, kam parë se kush s’ka folur dhe kush ka folur prapa krahëve për mua, kam dëgjuar gjëra të rënda. Por zënkat tona kanë ndodhur tre javorshin e parë dhe pas tre javëshit kam parë që duhet ta përkrah këtë njeriun (Donaldin)”, u shpreh artistja.

E pyetur nga Donaldi dhe Romeo për disa cilësi, Fifi është përgjigjur me emra, por e papritur ishte ajo që tha për këngëtarin Butrint Imeraj, të cilin e cilësoi “kopjac”, ndërsa aktoren Arjola Demiri “përfituese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.