Categories
SHOW BIZ

Përveçse janë nga Vlora, çfarë kanë tjetër të përbashkët Alban Skënderaj dhe Romeo me Donaldin?

Me një foto në llogarinë e tij, Romeo ka zbuluar se ai me Donaldin janë nga i njëjti fshat si Alban Skënderaj, e madje ky i fundit është bashkëfshatari i parë që takojnë.

“U bëmë kaq vjeç dhe është i pari bashkëfshatar që po takojmë”, shkruan Romeo krah fotos ku shaqen të tre të qeshur. Me përfshirjen e binjakëve edhe në muzikë, nuk do të ishte habi që pas kësaj fotoje të fshihej edhe ndonjë projekt tjetër, por kjo mbetet për t’u zbuluar me kohën.

Për momentin i vetmi fakt që i bashkon është fshati Vërmik, ku djemtë kanë prejardhjen e tyre.Kujtojmë se binjakët Veshaj filluan të premten emisionin e tyre më të ri “Më lër të flas” në TCH.

Ky emision do të jetë i përjavshëm dhe nuk do ishte aspak cudi nëse njëri prej të ftuarëve do jetë edhe Alban Skënderaj në ditët në vijim.

Kujtojmë se në finalen e madhe të BBV, Albani i bëri një super surprizë Donaldit dhe nënës së tij, duke kënduar live në Pallatin e Kongreseve, enkas për ta.

Nërkohë Albani ka publikuar vetëm pak ditë më parë bashkëpunimin “Ndalma”, me reperin Lyrical Son, që u prit mjaft mirë nga publiku dhe po dëgjohet kudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.