Categories
SHOW BIZ

Prisni pak! Çfarë i bëri bashkë Dj PM dhe Rita Orën?

Nuk e dinim më herët që Dj PM, i cili mori famë të madhe pas konkurrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kishte miqësi me këngëtaren shqiptare nga Kosova, Rita Orën.

Ai është bërë nostalgjik dhe ka ndarë në InstaStory një foto me këngëtaren e famshme, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Moti shumë”- shkruan Pajtimi, duke lënë të kuptohet se fotoja është shkrepur kohë më parë.

Mirëpo, për shkak të miqësisë që kanë me njëri-tjetrin nuk do të ishte çudi t’i shihnim në ndonjë projekt së bashku. Do ta donim të gjithë, apo jo?

Dj PM po shijon uljet e ngritjet e marrëdhënies së re që ka nisur me Sarah Berishën, romancë e cila lindi brenda shtëpisë së BBV.

Nga ana tjetër, Rita Orau spekulua kohët e fundit se ishte shtatzënë nga mediat britanikë pasi ajo u shfaq në atë që disa e konsideronin si një ‘baby bump’. Një burim i afërt me çiftin në fjalë tha se ata po prisnin një fëmijë.

Pasi ajo u pa me bark të fryrë të dielën në mbrëmje (17 Prill 2022), gjatë një darke romantike pranë rezidencës së saj, spekulimet janë të shumta se këngëtarja më e njohur për këngët si ‘Your Song’ ose ‘How We Do’ është në pritje të një fëmije me të dashurin e saj Taika Waititi.

Sipas një raporti tjetër, ajo ngriti dolli dy herë, por vetëm me ujë dhe jo verë. Vlen gjithashtu të theksohet se dollia me ndonjë gjë tjetër përveç një gote të plotë verë është mjaft e pazakontë. Nisur nga fakti që gratë shtatzëna nuk duhet të pinë alkool ky është një detaj që na con drejt dyshimit.

Çifti, i cili u takua në Australi dhe filloi lidhjen në mars, thuhet se po lëvizin aq shpejt në marrëdhënien e tyre saqë kanë filluar të flasin për martesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.