Categories
SHOW BIZ

Mes personazheve publikë në krah të Beatrix Ramosajt, një mesazh e kishte dhe Rozana Radi

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beatrix Ramosaj, ka reaguar pak ditë më parë me anë të një videoje në “Instagram”, duke adresuar bullizimin që i është bërë kohët e fundit nga njerëzit në internet.

Në video ajo u shpreh se tre muajt e fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe nuk ka dashur asnjëherë që ajo dhe personat që e mbështesin të bullizohen.

Këngëtarja këtë video e ka bërë edhe si një mesazh për vajzat e gratë, ku shprehet se nuk duhet ta pranojnë dhunën “përshirë edhe atë online”.

Mes shumë personazheve publikë që e mbështetën këngëtaren, është dhe Rozana Radi.

Rozana ka ripublikuar videon e Beatrix krahas së cilës ka dhënë një mesazh tepër të fortë.

“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh.

Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka

Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj” Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur”. Turp”, shkruan Rozana Radi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.