Categories
SHOW BIZ

Shkarkohet kryeprokurorja e Tiranës/ Vettingu i gjen pasuri të pajustifikuara dhe probleme me figurën

Elizabeta Imerajt i thonin ndryshe gruaja e fortë dosjeve të forta , e për këtë arsye shteti i kishte vendosur një truprojë, e megjithatë ajo u shkarkua nga vettingu.

Mbas 17 viteve në sistem, si një nga prokuroret që dërgoi në burg anëtarë grupesh kriminalë dhe të terrorizmit, shkalla e vettingut e ngeli në klasë për të trija kriteret për pasuritë e pajustifikuara, papërshtatshmëri të figures dhe paaftësi.

Për ish kryeprokuroren e kryeqytetit dhe një nga prokuroret më në zë të krimeve të rënda , kandidate për në SPAK, vettingu ndaj saj i ngjan atij të ish sigurimit të shtetit ndaj një gruaje të persekutuar në komunizëm të quajtur Rukije Rama, e cila u dënua me thashetheme.

Teksa këmbëngul se do ti drejtohet Strasburgut , Elizabeta Imeraj shmangu përgjigjet e gazetarëve nëse u tradhëtua apo jo nga drejtësia dhe nëse në përfundim ja vlejti apo jo të hetojë krimin

“Nuk pergjigjem nëse ja vlejti apo jo sepse jam ose isha prokurore, por ju them në fund drejtësia do triumfojë”–tha Imeraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.