Categories
TË TJERA

U shfaq e përlotur në rrjetet sociale, si reaguan personazhet publike ndaj Beatrix Ramosajt

Të shumta kanë qenë reagimet pas videos së Beatrix Ramosaj, e cila u shfaq e përlotur në rrjetet sociale duke u shprehur se prej tre muajsh po bullizohet.

Mes shumë mbështetësve të saj, komentet inkurajuese nuk kanë munguar as nga figurat publike, që kanë dënuar bullizmin online e i kanë dalë në krah këngëtares.

Einxhel Shkira, me të cilën Beatrix ka patur një raport shumë të mirë në “Big Brother VIP” i ka bërë reply komentit të një faqeje që i thotë Beatrix të bëhet si Einxhel, duke shkruar: “Nuk paske lënë vend për mua për të folur. Bëje këtë botë tënd dhe bëj që lumturia të jetë i vetmi limit i yti”.
Ndërkohë një mesazh shumë inkurajues Beatrix e ka marrë nga këngëtarja Leonora Jakupi, që i shkruan se këto janë çmimet që paguajnë personazhet publike por i rikujton se duhet të jetë krenare për atë që është dhe përfaqëson.

“Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj., duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit. Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukatë moj e bukura. T’i marrshin të ligat ata që të bullizojnë ty.”- përfundon ajo.

Kushërira e saj, Anxhelina i shkruan se: “Disa njerëz duan të shohin se gjërat po të shkojnë keq ty sepse asgjë nuk po shkon mirë për ta”. Ndërsa Agnesa: “Lëri të të gjykojnë dhe të të keqkuptojnë. Opinionet e tyre nuk janë problemi yt. Ti qëndro e sjellshme, e lidhur me dashurinë dhe lirinë. Nuk ka rëndësi se çfarë ata thonë dhe bëjnë, kurrë mos e vendos në dyshim vlerën tënde. Thjesht vazhdo të shkëlqesh siç shkëlqen”.
Nuk kanë munguar as komentet nga familjarët e tjerë si Antigona Ramosaj, Albërie Hadërgjonaj, Argjentina Ramosaj. Mes personazheve të tjerë që kanë komentuar në postimin e saj janë: Fifi, Dafina Zeqiri, Antonela Berisha, Xhesika Berberi, Ronela Hajati, Afërdita Dreshaj.

Në videon e shpërndarë ditën e djeshme në rrjetet sociale, Beatrix shprehej se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Këngëtarja thoshte se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e kanë mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehej se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë. Në fund, Beatrix e mbylli videon duke deklaruar se çdo njeri që do e ofendojë apo i prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.