Categories
SHOW BIZ

Publikohet videoja që Arbana Osmani realizoi pa dashje gjatë kohës së “Big Brother VIP”

Moderatorja Arbana Osmani është një nga figurat që i është bashkuar së fundmi TikTok. Të gjithë e dimë pasionin për gatimin që ka moderatorja. Kështu që shumica prej tyre janë receta gatimi dhe disa nga prapaskenat e formatit të “Big Brother Vip’’.

Por vetë ajo është shprehur se nuk di ta përdorë shumë mirë dhe se ende nuk ia ka marrë dorën. Kështu, sot Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj një video funny që ka xhiruar në një nga mbledhjet e saj me stafin gjatë kohës së “Big Brother VIP”. Mirëpo, në vend që të xhironte një video të zakonshme, Arbana ka vendosur në sfond një këngë, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë. Arbana shihet nga mimikat se nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh teksa videoja ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit e moderatores.

Leave a Reply

Your email address will not be published.