Categories
SHOW BIZ

Beniada ka një mesazh për të gjithë policët e Tiranës: Do vendos targën në Instagram!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, modelja Beniada Nishani, ka publikuar sot disa video në “Instastory” ku tregon një shqetësim të saj – madje ajo ka një mesazh për të gjithë policët e Tiranës.

Mbesa e ish-Presidentit Nishani deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të 5 e mori ditën e sotme, pasi nuk gjen parking për makinën pranë banesës.

Ajo i drejtohet duke thënë se do vendosë foto të targës në rrjetin social që të gjithë efektivët e rrugores ta njohin e të mos i vendosin më gjoba.

Beniada Nishani shprehet se makina e saj “është e vogël dhe nuk kthehet në bezdi për njerëzit”.
Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më vendosni më gjobë. Se kam 4 marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi njeri dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba dhe do vazhdoj të marr”, shprehet modelja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.