Categories
SHOW BIZ

Blinken: Rusia ka dështuar tashmë në Ukrainë, Zelensky kërkon armë: Mos hajdeni duarbosh!

Pas vizitës në Kiev, që deri në fund u mbajt nën një tis fshehtësie, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pohuan se presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky, është i përkushtuar për të fituar luftën e vendit të tij kundër Rusisë dhe se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë atë të përmbushë këtë qëllim.

“Ai i ka idetë e qarta: mendësia e tij është se ukrainasit duan të fitojnë dhe ne kemi mendësinë që duam t’i ndihmojmë ata të fitojnë,” tha shefi i Pentagonit përpara gazetarëve në Poloni, një ditë pas takimit tre-orësh kokë më kokë me presidentin Zelenskyy në Ukrainë.

Sipas Austin, natyra e luftës në Ukrainë ka ndryshuar tani që Rusia është tërhequr nga rajonet e pyllëzuara veriore për t’u përqendruar në qendrën industriale lindore të Donbasit, e po kështu kane ndryshuar edhe nevojat ushtarake të Ukrainës, teksa presidenti Zelenskyy tani është i përqendruar në më shumë tanke, artileri dhe municione të tjera. Blinken e bëri te qartë se SHBA-ja do të sigurojë më shumë se 300 milionë dollarë financime të huaja ushtarake dhe kanë miratuar një shitje municionesh prej 165 milionë dollarësh.

Blinken: Ne patëm mundësinë për të demonstruar drejtpërdrejt mbështetjen tonë të fortë e të vazhdueshme për qeverinë dhe popullin ukrainas. Strategjia që kemi vendosur, mbështetja masive për Ukrainën, trysnia masive kundër Rusisë, solidariteti me më shumë se 30 vende të përfshira në këto përpjekje, po jep rezultate reale. Kur bëhet fjalë për qëllimet e luftës së Rusisë, Rusia po dështon. Ukraina po ia del mbanë. Rusia kishte qëllimi kryesor ta nënshtrojë plotësisht Ukrainën, t’i heqë sovranitetin, t’i heqë pavarësinë. Kjo ka dështuar.

Zelensky u kishte kërkuar më herët liderëve botërore që vizitojnë Ukrainën të mos shkojnë atje duarbosh, ndërsa nënvizoi nevojën për armë specifike për vendin e tij. Udhëtimi i sekretarëve Blinken dhe Austin është vizita e nivelit më të lartë amerikan në kryeqytetin e Ukrainës që nga agresioni i Rusisë në fund të shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.