Categories
TË TJERA

Pas mesazheve ofenduese mbi veshjen në Kuvendin e Kosovës, reagon Adriana Matoshi

Aktorja dhe njëherësh deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është një personazh shumë i ndjekur në media e showbizin shqiptar.

Ditën e sotme ka befasuar me paraqitjen në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, ndërsa duket se për këtë veshje mori kritika edhe në Instagram.

Adriana ka reaguar me anë të dy postimeve në Instastory.

Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me deshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkelqimit të skenës kulturore etj. etj.

Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë sic askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem ne Kuvend.

Veshjet e mia gjithmone janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!
Gratë e Kosoves, pa përjashtim, duhet që sa më parë të kuptojnë këtë trend të rëndësishem dhe kaq të nevojshëm për njerëzimin dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.

Ndërsa per ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!”- u shpreh Adriana.

Leave a Reply

Your email address will not be published.