Categories
SHOW BIZ

Vajza shqiptare solli në jetë një fëmijë pa e ditur që ishte shtatzënë/ Ç’duhet të dimë për shtatzëninë e fshehtë

Ditën e djeshme, një 20-vjeçare shqiptare solli në jetë një fëmijë në tualetin e Urgjencës së QSUT-së, pa e ditur se ishte shtatzënë.

Ajo kishte shkuar të kryente një kontroll mjekësor për shkak të dhimbjeve të barkut, teksa shoqërohej nga i ati. Në një moment, e reja ka kërkuar të përdorë tualetin e Urgjencës, ku ka nisur të lindë.

Mjekët dhe infermierët që kanë kuptuar situatën, kanë shkuar menjëherë në ndihmë të 20-vjeçares, duke i mundësuar ta përfundojë lindjen me sukses. Pasi vajza ka lindur, stafi mjekësor ka njoftuar mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për të dhënë ndihmën e nevojshme pasi Urgjenca nuk ka ekspertizën e duhur për raste të tilla me fëmijë të porsalindur.

Aktualisht, vajza ndodhet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nën kujdesin e stafit mjekësor dhe gjendja e foshnjes është e mirë. Mësohet se i ati i saj ka kërkuar nga stafi që të mos e bëjnë rastin publik pasi sipas tij vajza nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë.
Rasti i 20 vjeçares është një ‘Shtatzëni e fshehtë‘ (Cryptic Pregnancy).

1 në 145 gra nuk e kupton që është shtatzënë deri në muajin e pestë (20 javë), ndërsa 1 në 2500 gra nuk e di që është shtatzënë deri në momentin që lind (si vajza në fjalë)

Cilat janë shenjat e shtatzënisë kriptike?

Mund të mungojnë shenjat tipike të shtatzënisë siç janë mungesa e menstruacioneve, të përzierat, të vjellat apo lodhja. Shenjat e paqarta mund të anashkalohen duke besuar se shkaktohen nga diçka tjetër.
Shkaqet ndikuese që shtatzënia të jetë e fshehtë:

1. Mungesa e simptomave të shtatzënisë siç i përmendëm më lart

2. Cikli menstrual i çrregullt: Dikush që është mësuar me periodat e çrregullta, zor se do ta kuptojë që është shtatzënë.

3. Periodat me ndërprerje: Gjakderdhja dhe njollat që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë mund të konsiderohen si perioda të lehta

4. Problemet e moshës dhe fertilitetit: Simptomat e shtatzënisë mund të ngjajnë me simptomat e hershme të menopauzës. Nëse një grua ka kaluar probleme me fertilitetin, vështirë se do të besojë që ka mbetur shtatzënë

5. Rezultate të pasakta të testit të shtatzënisë: Jo shpesh, por ndodh që testet e shtatzënisë të jenë të pasakta dhe ta tregojnë rezultatin gabim

6. Barku nuk duket: Rritja e barkut mund të mos duket në gratë e kolme ose mbipeshë

7. Bebi nuk lëviz në bark: Ndonjëherë, për shkak të vendndodhjes së placentës, nënat e kanë të vështirë të ndjejnë lëvizjet e bebit

8. Sindroma e vezores policistike (PCOS): PCOS mund të shkaktojë çrregullime hormonale që largojnë ovulimin. Kjo mund të çojë në një shtatzëni të papritur që mund të kalojë pa u vënë re.

9. Përdorimi i kontraceptivëve: Megjithëse përdoren rregullisht, kontraceptivët mund të mos jenë funksionalë

10. Shtatzënia e fundit: Edhe nëse një grua sapo e ka lindur një fëmijë, ovulimi mund të ndodhë më shpejt sesa mund të mendoni. Shenjat e hershme të shtatzënisë mund të mos jenë aq të qarta te një grua që ka lindur kohët e fundit.

11. Sëmundje mendore: Disa kërkime kanë sugjeruar se gratë me çrregullime të caktuara të shëndetit mendor mund të kenë vështirësi të pranojnë se janë shtatzënë.

Komplikimet:

Një grua që nuk e di se është shtatzënë mund të mos marrë kontrollin e duhur mjekësor, gjithashtu mund të konsumojë substanca të dëmshme për foshnjën siç është duhani apo edhe alkool.

Leave a Reply

Your email address will not be published.