Categories
TË TJERA

Do largohet nga Shqipëria? Beniada Nishani zbulon vendimin që ka marrë

Modelja e njohur Beniada, ishte për disa ditë në Itali dhe mori pjesë në emisionin Tiki Taka nga Piero Chiambretti.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Ëake Up”, Beniada tregoi se i dridheshin këmbët, por ishte eksperiencë shumë e bukur.

Ndër të tjera tha se pas përfundimit të Big Brother VIP, Beniada tha se po i merr gjërat me ngadalë.

Beniada: Jam shumë e lumtur, është një periudhë shumë e bukur për mua pas Big Brother. Më kanë ftuar te një nga programet më të vjetra në Itali ku flasin për sportin dhe kam bërë fotoshooting. Ishte hera e dytë që kthehesha në Itali dhe sa herë që shkoj, ka një energji të paparë. Kur Chiambretti na thirri, më dridhej trupi dhe ka qenë shumë i bukur. Ka qenë një moment magjik.

Po i marr gjërat si të vijnë. Dua ta shijoj jetën ditë pas dite. Unë mendoj se fama e momentit që kishin banorët e Big Brother mund të shkojë 2 muaj por pastaj vijnë të tjerët. Një këmbë e kam në tokë, një e kam cik lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published.