Categories
TË TJERA

Krimenë ruse nuk e njoh”/ Zelensky: Nuk lëshoj asnjë pjesë të Ukrainës për paqen

Nuk jam gati të dorëzoj asnjë pjesë të Ukrainës për të rikthyer paqen”, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky përdori sërish armën e tij të fortë, telefonin celular për të treguar nga bunkeri i tij sesi po e harton strategjinë e vet të luftës e të paqes.

Dhe për këtë të fundit, nga pohoi në intervistën për CBS, nuk është ende i përgatitur për sakrifica që mund t`i rëndojnë në të ardhmen të gjithë kombit të tij.

Zelensky: Në përgjithësi, nuk jemi të gatshëm të lëshojmë vendin tonë apo territore të tij. Mendoj se kemi dhënë shumë tashmë, është derdhur shumë gjak. Duhet të jemi të vendosur sa më shumë që të mundemi, edhe pse jeta kështu e ndodhin gjëra të ndryshme. Kjo çështje padyshim do të ngrihet gjatë negociatave. Pala ruse gjithmonë flet për njohjen e Krimesë si territor i Rusisë. Unë si të tillë, s`kam për ta njohur kurrë.

Zelensky shprehet se Moska po mbledh me dhjetëra mijëra trupa tani që e ka fokusuar vëmendjen në lindje të Ukrainës. Ai insistoi se përmasat e mizorive ruse ende nuk i janë shpalosur botës të plota, e në fjalimin me të cilin iu drejtua parlamentit koreano-jugor, kujtoi qytetin thuajse krejtësisht të rrënuar të Mariupolit, ku sipas tij, bilanci i viktimave mund të jetë shumë më i lartë nga sa mendohet.

Zelensky: Mariupoli është i shkatërruar. Të vdekurit atje, mund të jenë me dhjetëra mijëra. Por pavarësisht kësaj, rusët nuk e ndalojnë ofensivën. Ata duan ë ta bëjnë Mariupolin shembull.

Media të mëdha ndërkombëtare thanë se nuk i verifikojnë dot shifrat e pretenduara prej presidentit ukrainas, megjithatë refugjatët e larguar nga qyteti në rrethim e kanë përshkruar situatën atje si të dëshpëruar, ndërsa flasin për trupa të pavarrosur, vjedhje e plaçkitje të luftëtarëve çeçene dhe tregojnë sesi vriten banorët e uritur që dalin nga strehimet për të kërkuar ushqime e ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.