Categories
SHOW BIZ

Je askushi’, kanë dalë nga i njëjti emision por Shqipja s’e njeh, Ish konkurentja i kthehet publikisht

Çiljeta Kormuzi ishte e ftuar në “D-NIGHT”, ku foli për rrugëtimin e saj në “Për’Puthen” dhe për jetën e saj private. Çiljeta u ndal edhe tek debati me Shqipen në “E Diell”. Edhe pse kanë dalë nga i njëjti emision, Shqipja iu kthye Çiljetës ashpër duke e pyetur se kush është se nuk e njihte.

Dajana: Ke pasur një debat të ashpër me Shqipen, ku ajo të kthehet “kush është kjo se nuk e njoh” Ke një koment për këtë?

Çiljeta: Po kam një koment dhe doja ta thoja sepse më kanë ardhur shumë mesazhe në Facebook, Instagram e gjithandej pasi e kishin parë debatin me Shqipen. Këtu në Shqipëri funksionon që një njeri e komenton direkt pa ditur kush është, çfarë bën dhe ku ka arritur deri më sot. Shqipja nuk e kishte idenë se kush isha unë dhe filloi të komentonte pa pikë lidhje pjesën që unë po përmendja dhe po respektoja dikë tjetër që më ka dhënë shumë këshilla për hapat në jetë.
Shqipja filloi të thoshte që ti nuk je askushi kur ajo e dinte se unë kisha dalë thjesht nga Për’Puthen dhe nuk ishte ky emisioni që kisha qenë në jetën time sepse vajta kohë që punoj dhe kjo ishte eksperienca e fundit që unë kisha.

Patëm debate tek “E Diell”, por nuk u shpjeguam, nuk folëm dhe nuk e kuptoj arsyen dhe doja t’i thoja diçka jo vetëm Shqipes, por edhe të gjithë gocave dhe njerëzve të tjerë që një njeri nuk paragjykohet aspak nga pamja e parë, nga prezenca apo nga bukuria.

Një njeri vlerësohet nga zemra, mënyra e komunikimit dhe logjika që ka dhe këto janë vlerat e një personi. Unë nuk e njoh Shqipen dhe nuk e di fare se kush është, thjesht e kam parë siç më ka parë në Për’Puthen, por kjo nuk do të thotë se Shqipja e di historinë time se kush jam unë apo çfarë kam bërë në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.