Për herë të parë që pas daljes nga BBV, Donaldi reagoi publikisht përmes një postimi në Instastory pasditen e sotme dhe dihej që ky reagim i tij do sillte shumë reagime të tjera nga “pjestarë” të tjerë të “telenovelës” më të famshme të viteve të fundit në Shqipëri.
Pas falendërimit për mbështetjen e madhe, ai shprehet se është i penduar për humbjen që pësoi në Big Brother dhe që uron që bora të shkrihet. Sigurisht që e ka fjalën për Borën që e njohim të gjithë, dhe jo borën si fenomen natyror.
“Ndërkohë që kamerat janë fikur uroj të kuptoni e respektoni qe tanime kjo eshte jeta ime reale e si te tille dua ta trajtoj. Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj që bora të shkrihet”, ishte një pjesë e mesazhit të gjatë të Donaldit.
Ndërkohë që Donaldi pret të shkrijë Bora, ka reaguar shoqja më e ngushtë e mdoeratores, këngëtarja Semi Jaupaj, që gjithashtu ka qenë një personazh i rëndësishëm që në fillim të kësaj historie.
Semi postoi në Instagram pak orë pas deklaratës së bujshme të Donaldit disa foto me mbishkrimin “Ti e di se nuk është njësoj siç ishte”. Një fjali që mund të përshkruajë më së miri lidhjen e tij me Borën dhe ndjesitë që mund të mos jenë njësoj pas lidhjes së tij me Beatrix.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Semi solli këngën e saj “Mos u kthe” që ishte pikërisht historia e lidhjes mes Donaldit dhe Borës dhe mesazhi për aktorin ishte shumë i qartë.