Categories
TË TJERA

Mikela dhe Erioni dolën çift mbrëmë, por dyshja nxjerr në pah “gënjeshtrën” e produksionit

Pas shumë episodesh, është finalizuar më në fund lidhja mes Erionit dhe Mikelës në Përputhen, të cilët dolën mbrëmë cift nga programi dhe do ta vazhdojnë lidhjen e tyre jashtë.

Puntata e mbrëmshme e “Përputhen Prime” iu dedikua rrugëtimit të Mikelës dhe Erionit në program. Erioni e surprizoi Mikelën me një këngë, të cilën ajo nuk e priste aspak dhe mbeti pa fjalë nga kjo surprizë.

Ai tha se e ka realizuar këngën posaçërisht për Mikelën dhe nuk ka ndërmend që ta publikojë në asnjë platformë, pasi nuk dëshiron të përfitojë nga fama e momentit.

Por, e vërteta qëndron ndryshe. Mikela jo vetëm që e dinte për këngën, por edhe e kishte mësuar përmendësh. Sado që të mendoni se video mund të jetë realizuar pas programit, nuk ka shanse pasi që këngët nuk mësohen me të dëgjuar vetëm njëherë

https://streamable.com/o/mikqtr#?secret=Gy4v0D7am1

Gjithsesi rëndësi ka që ata të jenë të lumtu bashkë jashtë dhe lidhja e tyre të jetë e vërtetë jo thjesht sa për të thënë, sic ka ndodhur herë të tjera me ciftet e dalë nga ky program.

Kujtojmë rastin e Alvisës dhe Bashkimit që dolën të parët cift nga ky program këtë sezon, por pak ditë më pas lidhja e tyre mori fund dhe pastaj filluan secili me akuza për tradhti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.