Categories
SHOW BIZ

Fituan zemrat e shqiptarëve! Çifti i njohur turk në një serial pas nëntë vjetësh

Neslihan Atagül dhe Kadir Dogulu janë një prej çifteve më të njohur të showbizit turk, dyshja janë njohur në një serial ku kanë luajtur të dy së bashku si protagonistë kryesorë. “Fatih Harbiye” quhet seriali i xhiruar para 9 vitesh dhe është pëlqyer tej mase nga publiku shqiptar.

Neslihan dhe Kadir do të kemi fatin ti shohim përsëri tani në një serial së bashku. Seriali quhet “Gecenin Ucunda” ku Neslihan Atagül do të luajë rolin kryesor, bashkë me partnerin e saj në jetën reale.

Vazhdon puna për krijimin e një kasti të madh aktorësh. Skenari i serialit, i cili pritet të takojë publikun në Star Tv në shtator, vazhdon. Pritet që ekipi të kompletohet dhe të nisë xhirimet në korrik. Neslihan Atagül u shfaq shumë e emocionuar për projektin.

Lançimi i serialit është bërë edhe me prerjen e tortës dhe tani po ju japim detajet. Çfarë historie do të shikoni? Pra, çfarë lloj seriali do të jetë “Gecenin Ucunda”? Cila është historia e tij?

Çfarë lloj karakteri femëror do të portretizojë Neslihan Atagül? Detajet e këtyre pyetjeve fshihen në librin e titulluar “Gecenin Ucunda”, sipas të cilit do të përshtatet seriali.

Vepra, të cilën Peride Celal e quan “romani më i bukur romantik që kam shkruar ndonjëherë”, tregon historinë mbresëlënëse të Macide, e cila ia kthen shpinën dashurisë dhe përpiqet të krijojë një jetë të re për veten dhe fëmijën e saj në një botë mizore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.