Categories
SHOW BIZ

E konfirmon Ledion Liço, Top Channel rikthen spektaklin e madh

Pas disa vitesh mungesë, “Top Music Awards” do të rikthehet në Top Channel mbrëmjen e 30 prillit. Lajmin e bëri të ditur Ledion Liço në emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Ledioni tha se po bëhen xhirimet e një serie të re muzikore si përgatitje për “Top Music Awards”. Ky format do të rikthehet pas shumë kohësh në ekran, për të sjellë performanca live nga artistët më të dashur për publikun.

“Është një ritakim me muzikën live, të bërë nga artistët më të preferuar në youtube, radio dhe platformat ku dëgjohet muzikë”, tha Ledioni, i cili theksoi se është shumë optimist për rikthimin e këtij formati.
Ndër të tjera, Ledioni ka zbuluar edhe disa detaje nga karriera e tij disa vjeçare në Top Channel. Vitet e fundit ai i ka munguar ekranit të TCH, por do të rikthehet së shpejti.

Teksa në studio po flitej për lançimin e këngëve të fundvitit, të cilat realizoheshin me stafin e Top Channel, Ledioni tregoi se mamaja e tij e merte në telefon sa herë që nuk ishte.

“Në disa këngë unë nuk isha, nuk e di pse nuk isha, por më merr ime më edhe më thotë pse nuk je. Njerëzit mendojnë se po të dilje aty quhej që je në Top Channel”, tha Ledioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.